Camp CounselorsUSA
ZBRITJE PËR APLIKIMET MË TË SHPEJTA!!!
Tradita Amerikane për Kamping Veror
Si fëmijë të gjithë kemi patur njëfarë përvoje kampingu, nga fjetja në tendë në oborr gjerë te kampimi me familjen. Sido që të jetë, përvoja Amerikane me kampimet verore ju ofron përjetime krejtësisht të llojllojshme.
Tradita Amerikane për Kampin Veror e ka zanafillen në vitin 1861, dhe sot mbi 12000 kampe verore ofrojnë shërbime për mbi 10 milion fëmijë. Këto kampe parimisht gjenden në vende të bukura të rrethuara në mënyrë rurale, zakonisht duke përfshirë liqej ose pishina. Ofrojnë shërbime nga tipiterene sportive të mëdha, bungalla, salla, teatro, vende për zjarre kampi si dhe shumë shërbime tjera.
PSE CCUSA DHE VENETA
10 Arsye që të aplikoni
1. VENDOSJA E KONFIRMUAR
Fitoni vendosjen dhe punësim para se të shkoni në SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
2. ZGJEDHJA ME KUJDES E VENDOSJES
Ju vendosim në CCUSA-kamp i lejuar i cili i përgjigjet aplikimit tuaj, personalitetit, intervistës, interesit dhe aftësisë.
3. CCUSA SHËRBIM CILËSOR
Ju jeni në duar të sigurta në shtëpi dhe në SHBA. Me Ju jemi gjatë tërë qëndrimit tuaj.
4. PROGRAM TË CILIN MUND T’IA LEJONI VETES
Paguani minimumin programit e cila përfshin sigurimin për tre muaj, sigurimin e fluturimit dhe më tepër.
5. SHUJTA PA PAGESË, VENDOSJA DHE SUPERPAGA
Përfitoni mbi 2000 dollar amerikan për 9 javë plus shujta pa pagesë dhe vendosje.
6. MIQËSI QË ZGJASIN TËRË JETËN
Punoni dhe udhëtoni me miq të rinj nga tërë bota.
7. AVANSIMI I DIJES
Bëheni më i pavarur, më i besueshëm, më i pjekur, dhe fitoni dije dhe përvojë të madhe.
8. QERTIFIKATA PËR PËRFUNDIM
Dëshmi për aftësitë dhe përvojat që i keni përfituar në kamp.
9. KOHA PËR UDHËTIM
Viza e juaj përfshin “grejs periudhë” 30 ditëshe, e cila ju mundëson të udhëtoni sipas dëshirës suaj kudo në SHBA pasi të skadojë kontrata juaj me kampin.
10. PËRVOJË E RE DHE UNIKE
Realizojeni tani, gjersa keni mundësi.
SA DO TË FITOJ?
Si fillestar në program, keni mundësi të fitoni gjerë më 2.140,00 dollar për periudhën 9 javore. Më poshtë shikoni çfarë shume për shpenzime mund të përfitoni gjatë verës
Kategoria Shuma në dollar
Mosha 18 vjeçare………………………………………………..1,480,00
Mosha 19-20 vjeçare……………………………………………1,705,00
Mosha 21 dhe më të vjetër……………………………………...1,940,00
Punëtor ndihmës………………………………………………...1,880,00
Përsëritës……………………………………………minimum 2,000,00
RRITENI ROGËN TUAJ (shtesa për kategorinë e moshës tuaj)
Këshilltar në kamp për persona me aftësi të kufizuar mentale-fizike 100.00
Shpëtimtar (ARC) ……………………………………………………100,00
Nëse punoni më tepër se 9 javë kampi juaj do t’ju paguajë
30,00 dollar për çdo ditë shtesë si këshilltar në kamp
40,00 dollar për çdo ditë shtesë si punëtor ndihmës.
Roli juaj si Këshilltar në kamp-Camp Counselor
Si udhëheqës, shembull, mik, vëlla më i vjetër ose motër, nxitës dhe hero për kampistët në moshë prej 7-16 vjetësh, përgjegjësia juaj primare është para së gjithash mbikqyrja. Ju jeni atje ta siguroni sigurinë e tyre, dhe të bëni që koha që kalohet në kamp të jetë sa më zbavitëse dhe e dobishme.
Pjesa më e madhe e Këshilltarëve banojnë në bungallë ose në tendë në platonë me bashkëpunëtorët e tyre dhe 8-12 kampistë. Këshilltarët kujdesen që t’i konsumojnë shujtat e tyre, të prezentojnë dhe të marrin pjesë në aktivitetet ditore dhe të mbrëmjes, t’i pastrojnë dhe t’i vejnë në gjumë në mbrëmje.
Edhe pse kampi është shumë zbavitës, nuk është pushim për të punësuarit. Përveç gjatë ditëve tuaja të lira, ju do të jeni 24 orë i angazhuar me grup aktiv të fëmijëve. Të gjitha orët e punës mund të jenë më tepër se një ditë tipike. Patjetër të akomodoheni nga mungesa e jetës private dhe nivelit bazë të vendosjes. Nga Ju pritet që t’i zbatoni me përpikëri rregullat e kampit për kampistë dhe të punësuar, si ndalimi i konsumit të duhanit, të pijeve alkoolike, rënja në gjumë herët në mbrëmje, etj.
Zbavitja e tejkalon tërësisht punën e mundimshme. Gjendja e hareshme dhe aktive janë të obligueshme në kamp.
Gjatë ditës
Do të keni rolin e Instruktorit ose mbikqyrësit varësisht nga niveli i aftësive tuaja, mundësive, përvojës dhe i çertifikimit. Në rolin tjetër Ju do të udhëhiqni ose asistoni kampistët e të gjitha moshave me një ose më tepër aktivitete. Dëshira juaj për të provuar të punoni gjithçka do të pranohet si cilësi e lartë.
Nuk keni nevojë të jeni tip Atletik!
Aftësitë dhe dijen që i keni përfituar me punë ekipore, arsimimi juaj dhe shoqërimi me miqtë janë të mjaftueshme për çdo kamp.
Trajnimi Plotësues
Pse të mos i avansoni aftësitë tuaja nëpërmjet të kursit të cilin mundeni ta vijoni në shtetin tuaj me qëllim që dijen dhe aftësinë e juaj ta ngritni më lartë për punë në kamp?
A jeni notues i mire? Atëherë pse të mos regjistroheni në kursin e Kryqit të Kuq Amerikan – Shpëtimtarë (KKASH) ky kurs prej katër ditë e gjysmë në Los Angjelos ose Nju Jork para se të shkoni në kamp do t’ju aftësojë në Dhënjen e ndihmës së parë, Frymëmarrje artificiale dhe aftësitë shpëtimtare. Kursi përfshin vendosjen dhe mëngjesin. Aftësia paraprake shpëtimtare është e preferueshme por jo obligative.
Roli juaj si Punëtor Ndihmës-Support Staff
Për Ju si student zgjedhje e popullarizuar dhe e arritshme, Punëtorët ndihmës gëzojnë benefite të shkëlqyeshme gjatë punës në Kampin veror (si ushqimi pa pagesë dhe vendosja) pa obligim pune ose të jetojnë së bashku me kampistët. Qëllimi i kampimit, Personeli Ndihmës ndihmojnë operacionet në kamp që të zhvillohen në mënyrë efikase dhe pa vërejtje. Puna Juaj mund të jetë prej përgtitjes së shujtave dhe pastrimi i kuzhinës, deri te puna në zyrë, mirëmbajtje dhe puna në teren. Për t’a fituar të drejtën e kualifikimit sipas rregullave të SHBA-së duhet të jeni student.
Aftësitë që i posedojnë Këshilltarët
Art Sporte Tereni Aventura
Skulpturë Futboll Amerikan Makina Tereni
Vizatim Shenjtari Lundrim
Qeramikë Bejzboll Alpinizëm
Arti Grafik Basketboll Kujdes për kafshë
Punim i stolive Volejboll Puna në fermë
Produkte lëkure Okej tereni Karting
Punim në metal Futboll Ecje-kampim
Punim i materialit natyror Golf Kalërim-Perëndim
Ngjyrosje Gjimnastikë Kalërim-Angleze
Fotografi Kros Litarë të ulët dhe të lartë
Modelim Shkathtësi luftarake Ngasje me biçikletë në mal
Vulosje Okej roler Orientim
Skulpturim Ragbi Kuzhinjeri
Punë me qelqi Skejtbording Shejtari
Lidhje nyjesh Hendboll Ngjitje në shkëmbinj
Punë me dru Tenisl Vëzhgim
Joga
Performansë Artistike Sporte uji
Balet-Vallzim Vozitje me anije
Koreografi Kanu
Cirk Lundrim grupor
Kostume dhe dizajn skenik Zhytje
Kitarë Peshkim
Magji Skijim në ujë
Muzikë Lundrim
Piano Lundrim me anije
Radio amater Surfim
Këndim Notim
Teatër-Menagjer i skenës Sufim në erë
Video produksion Rafting në ujra të shpejta
Lundrim në ujra të shpejta
Ditët tipike
Edhe pse kampi është shumë zbavitës, nuk është pushim për të punësuarit. Përveç gjatë ditëve tuaja të lira, ju do të jeni 24 orë i angazhuar me grup aktiv të fëmijëve. Të gjitha orët e punës mund të jenë më tepër se një ditë tipike. Patjetër të akomodoheni nga mungesa e jetës private dhe nivelit bazë të vendosjes. Nga Ju pritet që t’i zbatoni me përpikëri rregullat e kampit për kampistë dhe të punësuar, si ndalimi i konsumit të duhanit, të pijeve alkoolike, rënja në gjumë heret në mbrëmje, etj.
Shembull i orarit i Këshilltarëve në Kamp
7:00 Gjallërim (zgjim, veshje, ndoshta edhe notim)
7:30 Ngritja e flamurit (Kampi tubohet për ta filluar ditën)
7:45 Mëngjesi
8:45 Inspektim i kabinave
9:00 Periudhë aktive (Sporte në tokë ose aventura në natyrë)
10:30 Periudhë aktive (Sporte uji ose performance artistike)
12:39 Drekim
13:30 Koha e pushimit (Të shkruarit letra, aktivitete të qeta në kabinete)
14:30 Periudha active (art dhe shkathtësi ose aktivitete sportive)
16:00 Periudhë aktive (aventura në natyrë ose përskaj ujit)
17:30 Koha e lirë (Këshilltarët bëjnë mbikqyrje)
18:15 Darka
19:15 Ulja e flamurit
19:30 Aktivitetet e mbrëmjes (Lojra kampi, zjarr kampi, shou)
21:30 Shuarja e dritave (për kamperët e rinj)
22:30 Shuarja e dritave (për kamperët më të vjetër)
Shembull nga orari i personelit ndihmës
6:15 Përgatitja e mëngjesit
8:00 Mëngjesi
8:30 Pastrimi dhe përgatitja për drakë
10:00 Koha e lirë
11:15 Përgatitja e drakës
12:00 Drekim
12:30 Pastrim dhe përgatitja e mjeteve për darkë
14:00 Koha e lirë
17:00 Përgatitja e darkës
18:15 Darka
18:45 Pastrim
19:30 Të lirë për atë ditë
23:00 Shuarja e dritave (personelit të kuzhinës)
Duhet patjetër në moment të jetë student ose të ketë diplomë – çertifikatë
Tërë ditorë Niveli-çertifikata
Këshilltar gjeneral
Kujdes për fëmijë
Nëse jeni i aftë Punë shoqërore
ose keni përvojë paraprake Këshillim
në numër të madh kategorish Studim i paaftësive
nga tabela e Aftësive të Këshilltarëve Kujdes
në kamp ose dëshira që të mësoni Terapi Okupuese
ose t’i zotëroni këto aftësi para kampit Arsimimi i jashtëm
atëherë kampi mund t’ju postojë në Instruktim
pozicionin Këshilltar Gjeneral. Trajnim personal
Edukatë për kulturë fizike
Studime Fetare
Punë sociale
Edukator i Studimeve speciale
Stërvitje sportive
Shkenca sportive
Mësuesërim
Studime për Kryqin e Kuq
Support Staff Skills-Aftësitë e Personelit Ndihmës
Pastrim Kuzhina
Larje Gjellbërës-asistent gjellbërës
Pastrim sanitary Servimi i ushqimit
Mirëmbajtja e kampit Larja e enëve
Pastrim Gjeneral Kamarierë-Kamariere
Mirëmbajtje gjenerale Puna në zyrë
Riparime në ndërtesë Shtypje me makinë shkrimi
Vozitës Futja e të dhënave në kompjuter
Punë tereni Ndihmë në zyrë
Mjeshtër Telefon
Kositja e kullosës Depo-Kantinë
Roje nate Plotësim i formularëve
Ngjyrosje Kontabilitet
Mënjanimi i mbeturinave Sekretar
Puna në shtallë
LLOJET E KAMPEVE
Çdo Kamp në Amerikë është unikat, ato dallohen varësisht prej lokacionit, rrethit, aktiviteteve, kapacitete dhe i kampistëve. Të gjitha kampet me të cilat bashkëpunon Veneta janë të kontrolluara me kujdesë CCUSA dhe ju përgjigjen standardeve tona të larta të Asociacionet e Kampeve Amerikane (AKA). Prej Jush do të kërkohet të zgjidhni së paku katër nga llojet e ndryshme të kampeve (pesë nëse aplikoni për personel ndihmës). Këto Kampe punësojnë këshilltarë (gjeneral dhe instruktor për aktivitete të ndryshme) si dhe Kuadër ndihmës (në të gjitha zonat operative të kampit si, pastrim, mirëmbajtje, kuzhinë dhe hapësirat e zyrave).
Kampe me program tradicional
(Kampe të pavarura – private dhe kampe te agjencioneve)
Të bazuara në vlerat elementare për kampim, kampistët bujn nga një deri në tetë javë dhe marrin pjesë në aktivitete tipike kampiste. Këto kampe ndahen në të ngjashme ose një gjinore (më së shpeshti me kampe si vëllezër / si motra në afërsi) të pavarurit tradicional / privat kryesisht shërbejnë kampist nga klasa e mesme dhe e pasur të familjeve, me shumë radhë të kampistëve që vijnë për çdo vit. Kampet tradicionale të agjencive tentojnë të formojnë bashkësi për mirëkuptim dhe kooperim nga mesi i shëndoshë dhe zbavitës. Të udhëhequra nga YMCA, YMHA, JCC, 4H si dhe organizata tjera shoqërore, kampistët nga të gjitha bashkësitë socioekonoike i vizitojnë këto kampe.
Kampe me Program të Specializuar
Të bazuara në një ose më tepër aktivitete në kamp, si tokësorë dhe ujorë, Sporte, Avantura dhe arte Kreative dhe Aplikative, të dizajnuara për tërë familjen për ta shijuar kampin në tërësi. Këto kampe ndihmojnë për mësim dhe zhvillim të çdo lloj talenti specifik të kampistëve të cilën e posedojnë ose dëshirojnë ta mësojnë. Këshilltarët nga këto kampe tentojnë të specializohen për lëmi të caktuara. Edhe pse këto kampe janë të specializuara, ato prap se prap funksionojnë në bazë të strukturës dhe filozofisë së kampeve tradicionale. Gjatë ditës ka shumë aktivitete për tu prezantuar kampistëve si dhe mundësitë e reja. Disa kampe të specializuara si pjesëmarrës i kyqin prindërit dhe fëmijët. Roli i këshilltarit në këto kampe është që t’i udhëheqin aktivitetet gjatë ditës, por jo të jetojnë ndaras prej kampistëve.
Kampe vëzhguese femrash
(Përvoja si vëzhgues nuk nevojitet)
Agjensionet sociale, shtetërore, humanitare si Ushtria e Shpëtimit, Dega për të rinj dhe Shërbime familjare ndihmojnë në financimin e këtyre kampeve.
Kampistët nga mese të ndryshme etnike, sociale dhe racore i vizitojnë këto kampe një ose dy javore të cilat e vendosin aksentin në sportet rekreative, lojëra shoqërim dhe aftësim kampist për pak ose fare pak shpenzime të prindërve. Egziston mundësia që disa prej kampistëve të kenë përvojë të hidhur jetësore dhe gjallëri me edukatë rrugaq. Për shumicën e këtyre fëmijëve kjo është përvoja e parë rurale.
Kampe për fëmijë me të meta psikofizike ose nevoja të posaçme
(Përvoja nuk është e nevojshme)
Të udhëhequra dhe financuara nga agjensione jo profitabile ose agjensione private, këto kampe u janë në shërbim fëmijëve ose kampistëve të rritur të cilët kanë nevojë për kujdes të veqant për shkak të pengesave psikofizike.
Kampi më së shpeshti fokusohet në një ose më tepër hendikepe .
Këshilltarët ju ndihmojnë kampistëve të marin pjesë në spektrin e gjërë të aktiviteteve të kampeve tradicionale, si dhe ju ndihmojnë me aftësitë e tyre sociale dhe interkomunikative dhe detyrat e tyre ditore të jetës (ngrënja, veshëmbathja, tushimi etj). Pesha e aktiviteteve në kamp është e përshtatur nivelit të aftësisë të çdo kampisti. Më së shpeshti një Këshilltarë ju ndihmon vetëm një deri në tre kampistëve dhe sesionet zakonisht zgjasin prej gjashtë deri në nëntë ditë.
Kampe për Kampista me Nevoja Speciale
(Përvoja nuk është e nevojshme)
Këto kampe janë në dispozicion për shërbime kampistëve me gjendje medicinale specifike dhe vegla ndihmëse. Kjo mund të përfshijë çrregullime emocionale, paaftësi për mësim, diabet, sëmundje termale, aparate për dëgjim dhe pamje dhe probleme me peshën. Seancat zakonisht zgjasin prej një deri në dy javë. Aktivitetet janë të ngjashme si ato te kampet tradicionale, por të adaptuara aftësive të kampistëve. Këshilltarët punojnë me grupe të vogla kampistësh duke i kushtuar kohë të mjaftueshme dhe kujdes çdo kampisti. Shumë prej kampistëve do të konsumojnë medikamente dhe kampet zakonisht kanë ndihmë mjekësore prej 24 orësh.
Kampe Religjioze
Këto kampe më së shpeshti kanë seanca një javore akcenti i të cilave është në zbavitje, aktivitete të jashtme, në ndërkohë duke promovuar vlerat nga besimet krishtere (Katolike, Anglosaksone) ose besimet e Hebrenjëve. CCUSA punon me një spektër të gjerë të kampeve religjioze, prej atyre me qëndrime liberale deri te ato me filozofi konzervative. Këshilltarët me bindje të forta religjioze do të kenë mundësi të udhëheqin grupe besimtarësh në mësime nga Bibla ose Tora. Për ata të cilët dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër për stilet religjioze të jetës janë kampet të cilat mundësojnë që kampistët vet ta gjejnë rrugën e tyre shpirtërore. Si shtesë i mësimeve tradicionale fetare, ofrohen edhe shumë aktivitete kampiste.
Kampe Ditore
Zakonisht gjenden në paralagjet dhe ofrojnë aktivitete të ndryshme kampiste, këto kampe punojnë prej të hënës deri të premten, nga ora 8 e mëngjesit deri në oren 6 pasdite. Kampet mund të punojnë në lokacione të ndryshme si, parku i qytetit, plazha, oborri i kishës ose qendër komunale apo si pjesë e kampit rezidencial. Edhe pse jeni të lirë gjatë vikendit dhe natën, mundet nga ju të kërkohet që të merrni pjesë në aktivitete të jashtëzakonshme të natës. Kampet organizojnë vendosjen dhe shujtat për personelin internacional, zakonisht te familjet tjera.
Kthimi në Kampin Veror
Veneta mund t’ju vendosë në kamp si përsëritës (edhe nëse paraprakisht keni qenë të sponsoruar nga tjetër agjencion).
1. Kontaktoni kampin e juaj dhe ju tregoni si dëshironi të ktheheni.
2. Negocioni për pozicionin tuaj në kamp, kontrata dhe rroga ju garantohet minimum prej 2000,00 dollar amerikan.
3. Plotësojeni formularin VENETA dhe paguani taksën me zbritjen si Përsëritës.
Vërejtje: ky është minimumi i parave në xhep - kontaktoni kampin e juaj dhe VENETËN për të biseduar mbi pozicionet tjera.
Ktheheni në program por dëshironi të jeni në tjetër kamp ?
Kjo është gjithsesi e mundur do t’ju nevojiten dokumente shtesë dhe letra rekomanduese nga drejtoria e kampit tuaj paraprak.
Përsëritës quhet personi që kthehet në të njëjtin kamp.
Koha e Udhëtimit për në Kamp
Dita e fundit në kamp është njëkohësisht fillim i aventurës së re sepse do të mundeni të udhëtoni nëpër SHBA. Keni 30 ditë për udhëtim dhe ta hulumtoni Amerikën pasi të përfundojnë obligimet e Juaja në kamp. Miqët që i keni bërë në kamp munden të bëhen partnerët e juaj në udhëtim. Pjesëmarrësit e kaluar i rekomandojnë këto destinacione
- Boston-shtëpia e Revulucionit Amerikan që ofron shumë gjëra me ushqim të begatshëm, shooping dhe klube.
- NewYork-molla e madhe ka çdo gjë-Empajar Stejt Pallatin, Brodvej, Central Park, Statua e Lirisë dhe shumë e shumë gjëra.
- Parku Nacional Grand Kanjon-mrekulli kurrsesi mos e anashkaloni.
- San Francisko-lëreni zemrën tuaj në qytetin buzë bregut, kaloni mbi urën Golden Gejt ose shëtitni në kuartin Kinez.
- Los Angelos-Holivud Universal Studio, Pazhin Venis, Santa Monika dhe është e paraparë çdo gjë.
- PLUS çdo gjë ndërmjet të këtyre qyteteve.
Aplikoni Sot Nëse:
Në qoftëse ndjeni kënaqësi të punoni ose të jeni në rrethin e fëmijëve.
Nëse jeni të disponuar hareshëm, adaptive, fleksibil, dhe i besueshëm.
Jeni të përgaditur të punoni së paku nëntë javë prej muajit maj-qershor deri në gusht.
Jeni të gatshëm ta dokumentoni pranë CCUSA kërkesën e juaj për nivelin e komunikimit dhe kuptimit të gjuhës angleze.
Nëse jeni së paku 18 vjeçar.
Nëse i plotësoni kushtet e lartëcekura dhe jeni të gatshëm për përvojën e vetme në jetë atëherë programi për këshilltarë i kampit SHBA është i krijuar për ju.
Aplikoni menjëherë.
Work Experience USA (ROUTE 66)
Përvoja e punës në SHBA
Duke marr pjesë në programin përvoja e punës në SHBA do të ju mundësoj të punoni dhe të përjetoni ”jetën e përditëshme në SHBA!”.
- Shijojeni ndjenjën e të punuarit në Parkun Zbavitës, Hotel, Restorant ose objekt tregtar.
- Të zbaviteni në plazhë dhe të punoni në breg.
- Të punoni jetoni dhe zbaviteni në Parkun e Mrekullueshëm Nacional Amerikan siç është Jellou Stounose Grand Kanjon.
- Nëse jeni të pavarur dhe të gjindshëm, gjejeni punën tuaj dhe shijojeni jetën dhe punën në qytetin e vërtetë Amerikan.
- Këtë mund ta bëni deri sa jeni student prandaj mos e humbni rastin. Paraqituni menjëherë.
Përse CCUSA dhe VENETA
CCUSA dhe VENETA ju sigurojnë
- Keni qasje në linjën online internacionale të CCUSA. Udhëheqësi për udhëtime, doracaku për personelin internacional, kartelën telefonike dhe shumë më tepër!
- Informata gratis. Takime të cilët mbahen në qytete dhe shkolla afër jush. Nëpërmjet videos biseda me personelin tonë ose me pjesëmarrësit e mëparshëm do të zbuloni në të vërtetë çka paraqet puna, zbavitje dhe udhëtimi në SHBA, si dhe përgjigjje në pyetjet tuaja në lidhje me programin.
- Procesi i aplikimit që kur më parë ska qenë aq i lehtë. Posa ta plotësoni online formularin aplikues njëri prej përfaqësuesve tanë lokal do të takohet me ju dhe do të ju ndihmoj me intervistë. Ky session na tregon diçka më tepër për ju dhe ju ndihmon të njoftoheni më tepër për programin si dhe cilat opcione të punësimit janë të përshtatshme për Ju.
- Viza. Sponzorimi i DS 2019 Viza. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për një vizë udhëtimi – pune. Mundeni në mënyrë legale të punoni në SHBA gati në të gjitha pozicionet që i dëshironi gjatë qëndrimit tuaj nga Univerziteti (maksimum 4 muaj). CCUSA gëzon reputacion të shkëlqyeshëm në konzulatin e SHBA dhe do t’ju ndihmojë rreth procedurës administrative dhe procesit për aplikim për vizë, duke ju kursyer shumë kohë.
- Cmime internacionale konkuruese për udhëtim ose opcionin që ju vet të siguroni fluturimin.
- Sigurimi i udhëtimit i cili i plotëson kushtet e rregullave në SHBA. Patjetër ta mbuloj periudhën e kohëzgjatjes së vizës tuaj+kohën shtesë që planifikoni për udhëtim.
- Takim i obligueshëm me bashkëpjesëmarrësit e juaj VENETA personeli dhe pjesëmarrësit paraprak, VENETA do t’ju ndihmoj të përgaditeni me informata se çka ju nevojitet para se të filloni udhëtimin dhe përshtatja ndaj kulturës së punës dhe jetës në SHBA. Gjithashtu do t’ju ndihmojmë me formularët për Numrin e Sigurimit Social që të mundeni të aplikoni sapo të arrini në SHBA.
- Vija 24 orëshe për thirrje urgjente pas arritjes në SHBA.
10 Arsyjet për aplikim
Opcion i pavarur ose i imponuar-vetë gjejeni punën tuaj dhe lokacionin në SHBA ose lëreni CCUSA atë ta bëjë për ju.
Gëzojmë reputacion që i ndjekim klientët tanë në çdo hap të tyre. Me VENETËN jeni në duar të sigurta në shtëpi dhe në SHBA. Gjithashtu do të merrni këshilla nga CCUSA internacional doracak dhe online udhëheqës të udhëtimit.
Shfrytëzoni edhe punën e dytë! për rrogë e cila bazohet në fondin e orëve të punës prej 40 orëve në javë mund të fitoni prej 800 deri 1200 dollar në muaj (shumë punësime gjithashtu sigurojnë bonuse dhe bakshishe). Rroga mundet me variroj varësisht prej punëdhënësit dhe lokacionit.
Njihuni me njerëz nga tërë bota dhe mësoni diçka për kulturën dhe zakonet e tyre.
Mos u mërzitni për plotësimin e formularëve mbi kthimin e taksave amerikane. VENETA Servisi për Taksa do ta kryej tërë dokumentacionin për ju për një shumë simbolike. VENETA disponon dokumentacionin e nevojshëm dhe do t’ju spjegojë punën e servisit.
Përfitoni pavarësi, besim, pjekuri dhe aftësi tjera jetësore të cilat do ti zgjerojnë horizontet e juaja dhe ardhmërinë e karierës tuaj.
VENETA mund t’ju ofroj çmime shumë solide për fluturim në Amerikë, ose mund të zgjidhni vetë mënyrën e sigurimit të biletave.Viza juaj përfshin edhe periudhën 30 ditëshe grejs periudhës e cila ju mundëson të udhëtoni nëpër tërë Amerikën pasi të kryhet puna juaj.
VENETA ju pajisë me Sigurim Udhëtimi e cila u përgjigjet rregullave të qeverisë Amerikane (përfshinë sigurim shëndetësorë, bagazh etj. pa shpenzime shtesë).
Qëndroni dhe punoni në një ambient impresionues krejtësisht të ndryshme nga që e keni në atdheun tuaj.
Takimi obligativ para nisjes me personelin e VENETËS dhe pjesëmarrësit paraprak do t’ju ndihmojnë të përgatiteni për Verën tuaj.
Aplikoni Sot Nëse Jeni :
- 18-29 vjeçar
- Në momentin jeni student i rregullt ose apsolvent (viti i fundit)
- I etshëm të jetoni në Amerikë me çmime të ulëta gjatë qëndrimit dhe çmime të shkëlqyera për shooping.
- Dëshironi që gjersa udhëtoni pas jush të qëndrojë rrjet i sigurtë dhe me përvojë.
Nëse i plotësoni kushtet e lartëcekura dhe jeni të gatshëm për përvojën e vetme jetësore atëherë programi Work and Travel është e krijuar për ju.
Provokim për ju le të jetë të punoni në një vend të ri në të cilin çdo ditë është zbavitës dhe me aventura.
Ndërkohë mos u brengosni nëse miqët e Juaj nuk duan të vijnë…shkoni vetë.
Miqësitë e reja gjithësesi do të vijnë. VENETA mund t’ju krijoj lidhje me pjesëmarrësit e tjerë që udhëtojnë në SHBA ose punojnë për të njëjtin punëdhënës.
Çka pritni? Aplikoni menjëherë.
Opcioni ynë i pavarur ju ofron liri të plotë dhe fleksibilitet në gjetjen e punës kudo në SHBA para se të largoheni nga atëdheu juaj. Ju japim të gjitha veglat e nevojshme për të gjetur punën dhe lokacionin e preferuar.
Web Faqja e Pavarur Interaktive për kërkim të punës
Sapo të bëheni pjesëmarrës i VENET-ës mund ta vizitoni web faqen interaktive të pavarur për kërkim pune. Mënyra jonë e re dhe interesante nëpërmes web faqes ju mundëson të krijoni profilin e juaj duke përfshirë fotografit që tregojnë karakterin tuaj. Veglat tona për kërkimin e punës ju mundësojnë të shikoni në SHBA është lokacioni i punëdhënësve. Mund të përzgjedhni sipas lokacionit ose llojit të kompanisë, dhe pasqyrë me përshkrim detal të punëdhënësit për të cilin jeni i interesuar. Atëherë vetëm përcaktohuni ku dhe kujt do t’ja dërgoni aplikimin e juaj për revidim. Ju dhe Punëdhënësi Juaj i ardhshëm do të keni mundësi të komunikoni përmes internet faqes për kërkim pune si dhe të pranoni dhe të dërgoni Formular të Pavarura për punë. VENETA do ta përcjell tërë aktivitetin në faqen për tu siguruar që komunikimi është me kohë dhe në rregull.
Ky doracak udhëheqës i mrekullueshëm ju siguron gjithçka çka ju duhet për hulumtimin e vendit të punës dhe udhëtimi i juaj të jetë më efikas dhe i dobishëm.
- Si të udhëtoni prej një vendi në tjetrin, gjetja, vendosja dhe punësimi.
- Çka të bëni nëse dëshironi që deri në arritjen e juaj në SHBA të pritni dhe të takoheni me Punëdhënsin e juaj para se ta pranoni punën. Është e nevojshme të bisedoni me përfaqsuesin e juaj lokal për t’u njoftuar me kërkesat sepse ky opcion është i limituar.
- Krijoni profil duke i potencuar aftësitë dhe karakterin.
- Si të kërkoni punë.
- Shumë regjistra për punësim, duke përfshirë rrogën, beneficione, opcione për vendosje.
- Detaje për kontakt me punëdhënësit duke përfshirë adresën elektronike dhe web faqen.
- Si të gjeni vendbanim nëse nuk ju është siguruar nga punëdhënësi.
- Këshilla për udhëtim nëpër SHBA.
- Si të socializoheni në vendin ku do të jetoni ose punoni.
- Këshilla si t’a kuptoni popullin amerikan dhe kulturën e tyre.
Formular për Ofert Pune të Pavarur
Formulari jonë për Ofertë Pune shërben si dëshmi për punëdhënësin e juaj se zyrtarisht jeni të pranuar si anëtarë Work and Travel program me J-1 viza status. Gjithashtu ju ndihmon që me shkrim të konfirmohet rroga juaj, beneficionet dhe kushtet e punës.
Ju gjejmë punë
Nuk jeni të sigurt prej nga t’ja filloni? Shlirohuni dhe na e besoni neve detyrën për të ju dhënë mundësi për punësim te ndonjë nga punëdhënësit tonë zgjedhur para se të udhëtoni për në SHBA. Opsioni jonë për vendosje ju ofron tërë shërbimet si në opsionin e pavarur plus edhe më tepër.
Ky opsion është i përsosur për ata që nuk kanë kohë dhe duan të jenë të sigurtë.
Me pak shpenzime, VENETA do t’ ju kursej kohë dhe para duke e kryer tërë punën për aplikim në emrin tuaj.
Intervju personal
Ju intervistojmë në emër të punëdhënësve për tu siguruar që do ta fitoni punën e cila më së shumti ju konvenon. Punëdhënësi në SHBA ju njeh nëpërmjet aplikimit dhe intervistës. Ky kontakt personal na mundëson t’ju sigurojmë punë në një prej lokacioneve dhe punëdhënësve që i keni zgjedhur.
Formulari për punë
Për plotësimin e këtij formulari na tregoni cilat janë kërkesat tuaja në lidhje me llojin e punësimit, lokacionit, vendosja dhe kategoria e punëdhënësit. E shfrytëzojmë këtë informatë për t’ ju gjetur punë duke kombinuar sa ma tepër faktor të ofruar. Sa më herët që ta plotësoni aplikacionin tuaj, aq më herët do të arrini në SHBA për Opcionin e Vendosjes, gjasat janë më të mëdha që ta fitoni ate që e dëshironi.
Online regjistri i punëdhënësve
Ju japim paswordin për të patur qasje në regjistrin online të punëdhënësve e cila i ka tërë informatat për programin tonë. Duke e shfrytëzuar regjistrin plotësoni Formularin për Punësim dhe ne do të mundohemi t’ ju aranzhojmë takim për punë i cili do të jetë kombinim i kërkesave tuaja.
Formulari i Ofertës për Punë
Pasi që t’ju sigurojmë punë, ju dërgojmë informata detale për kompanin punën dhe rajonin ku do të jetoni si dhe detaje për udhëtim.
Kthimi në SHBA
A ktheheni në SHBA në punë te punëdhënësi juaj me J-1 viza? A keni punuar më parë në SHBA J-1 viza? Pavarësisht me cilën kompani keni qenë në SHBA në të kaluarën VENETA mund ta organizoj kthimin tuaj te punëdhënësi i vjetër ose te punëdhënësi i ri.
Vetëm nëse jeni
Student i rregullt në vitin kur dëshironi të udhëtoni.
Atëherë nuk ka kufizime për numrin e udhëtimeve dhe pjesëmarrje në Programin e Punës Verore. Pasi që keni qenë dhe punuar në SHBA keni më tepër opcione në dispozicion.
1. Mundeni përsëri të aplikoni te punëdhënësi i herës së kaluar.
2. Të tentoni të siguroni opcionin tonë të vendbanimit.
3. Ta cekni punën tuaj që keni qenë atje, keni punuar, a keni kontaktet e juaja? A munden me ju gjet punë?
Ku mundeni të punoni këtë verë?
Ja një shembull i vogël nga regjistri i punëdhënësve që ju ofruan punë pjesëmarrësve tanë.
Alaska Denali Manor B&B Inn, Green Pacific Seafoods, Inc.
Arizona Colorado Belle Hoteland Casino, Grand Canyon National Park.
California Hard Rock Café, Nike Town, Victorias Secret.
Colorado Beaver Village, Rity Carlton Aspen Highlands Club.
Connecticut AMC Theaters, Estman’s Fishing Fleet.
Florida Abercrrombie and Fitch, Beacon Resort, Beta Construction, Flanigans Seafood Bar&Grill Sheraton Suites.
Georgia Dockside Restaurant, Sears Pool Management, Sheraton Atlanta Hotel, The Irish Times.
Hawai Beach Activities, Da Big Kahuna Waikiki, Leilani’s on the Beach.
Illinois Chicago Trolley Company, Sheraton Chicago Hoteland Towers, Side Street Saloon, Six Flags Great America.
Kentucky Ashford Stud, The Claddagh Irish Pub.
Massachusetts Boston Sailing Center, Cape Cod Irish Village, Cape Codder Resort and Spa, Hyatt RegencyBoston, Nantucket Golf Club, Nantucket Lifeguard.
Maryland Continental Pools Inc., Phillips Crab House.
Michigan Boyne USA Resort, Mackinaw Pasties and Cookies, Brits Pub&Eating Establishment, Larson Engineering, Inc.Valley Fair Amusement Park.
Montana Big Sky Resort, Delaware North Companies Parks&Resort, Yellowstone General Stores, DNC Parks and Resorts at, Glacier national Park.
North Carolina Highlands Country Club, Port O Call Restaurant, Wade Hampton Golf Club.
New Hampshire Amherst Painting Co. LLC, Banana Republic, Balsams Grand Resort Hotel.
New Jersey Borgata Hotel Casino&Spa, Caesars Atlantic City, Moreys P
iers, Showboat Casino Hotel, Tropicana Casino and Resort.
Nevada Circus Circus Hotel&Casino, Harrah’s Laughlin Casino, Reno Hilton Casino Hotel.
New York American Eagel Outfitters, Barnes&Noble, GAP, Long Island Yacht Club, Quiksilver, Starbucks.
Ohio Castaway Bay, Cedar Point Amusement Park, TGI Friday-Castaway Bay, Rock Springs Ranch.
Pannsylvania All American Amusements, Dorney Park&Wildwater Kingdom, Radisson Hotel.
South Carolina Family Kingdom Amusment Park.
South Dakota Mt.Rushmore Xanterra Parks and Resorts.
Texas Port Royal Ocean Resort.
Vermont Basin Harbor Club, Topnotch Resort&Spa.
West Virginia Snowshoe Mountian.
Wyoming Snake River, Kayak and Canoe, Yellowstone.
INTERNSHIP-TRAINEE PROGRAM
Programi Intership USA është 6 ose 12 mujorë dhe propozohet për këto kategorië
- Business, Management, Commerce and Finance
- Hospitality and tourism
- Informacion, Media and Communication
- Public Administration and Law
- The Sciences, Engineering, Architecture, Mathematics
Intership ju ofron këto mundësi
- Ofron zgjerimin e njohurive tuaja dhe përfitimin e njohurive praktike në lëmin e zgjedhur për zhvillim professional,
- Të jetosh dhe të punosh në SHBA për një periudhë 6 ose 12 mujore,
- Të njohësh me biznes model të ndryshëm nga ai kosovar,
-Të përfitosh përvojë të dobishme profesionale dhe start të mirë për karrierë.
Pran Premium Placement, partnerët tanë amerikan kërkojnë pozicione për stazhim që më së tepërmi u përgjigjet kualifikimeve tuaja dhe respektabilitet. Punëdhënësit të këtij programi janë kompani, të cilët më së shpeshti punojnë në lëmin e shërbimeve, turizmit, hoteleve dhe restauranteve, ndërsa vetë pozicionet punuese janë të lidhura me menagjment dhe marketing, drejtim të resurseve, biznis administrate, informata teknologjike, sisteme kompjuterike, shitje dhe të tjera.
Të kesh parasyshë se është e obligushme të mësosh ose të jesh i diplomuar në fakultet i cili është i lidhur në mënyrë direkte me një nga kategoritë e lartë cekura.
Dokumentet e nevojshme
- Një fotografi i formatit për pasaportë,
- Një kopje të pasapotës-pasaporti duhet të ketë vlefshmëri më së paku edhe 6 muaj nga data e përfundimit të programit të fundit,
- Një kopje nga të gjitha vizat paraprake për SHBA
- Një vërtetim si student i rregullt dhe një kopje e indeksit të studentëve nëse ende je student.
- Një kopje nga diploma për kryerjen e shkollimit të lartë, nëse ke diplomuar,
- Rezime sipas formularit të partnerëve tanë.
Me krenari ju prezanton bashkëpunëtorët e vetë nga këto grupe hotelieresh
- Hayatt-Four Seasons-Sheraton
- Accor-Marriott-Montage
- Raffles-Hilton-Peninsula
Aftësitë e nevojshme për gjuhën
Aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe njohja e terminologjisë profesionale (bëhet nëpërmjet testimit dhe intervistimit).
Çka është ISIC ?
Bashkësinë më të madhe numerike studentore në botë me më tepër se 4.5 milion anëtarë që e manifestojnë epshin për udhëtime, avantura, zbulime të reja, përvoja, miqësi…si organizatë unike studentore (kartela identifikuese për nxënës), ISIC ju mundëson kushte të shumta të volitshme më tepër se 40 milion studentëve nëpër tërë botën.
Mundësia më e thjeshtë për ju për aplikim që të shfrytëzoni disa mijëra beneficione dhe zbritje në Maqedoni dhe çdo kund në botë!
Kartela Internacionale Studentore e Identifikimit, eshte themeluar nga ana e UNESCO-s ne vitin 1968, ju siguron zbritje per te ghithe nxenesit e shkolles fillore, te mesme dhe studenteve me te mbushur 12 vjec. E vetmja dëshmi e njohur universalisht e statusit të studentit, një dokument i cili lejon më shumë se 400.000 zbritje në mbarë botën dhe mbi 300 lirime dhe përfitime në Kosove. Kartelë që do t'ju hap derën ne terë botën dhe Evropë, kartelë me të cilen do të bëheni anëtar i familjes Ndërkombëtare të ISIC.
Kushtet e nevojshme për t'u bërë bartës i ISIC?
E gjithë ajo që ju duhet të bëheni një bartës i ISIC është:
* Foto të vogël (e tille si per dokumente personale);
* Dëshmi e statusit të nxenesit ose të studentit (kopje e indeksit ose libreza e nxenesit apo vertetimi);
* 5 euro.
Kush mundet të përfitojë kartelë ISIC, IYTC dhe ITIC?
- Të gjithë studentët e rregullt (ISIC)
- Nxënës nga shkolla fillore, e mesme dhe të rinjë prej 12 deri 26 vjeçar (IYTC)
- Profesorë dhe arsimtarë (ITIC)
Pse patjetër më duhet ISIC kartela?
- Qasje për shfrytëzimin e beneficioneve dhe zbritjeve
- Rrjeti botëror i zbritjeve në transport, hotelieri, restaurane, qendra sportive, sallone parukerie dhe kozmetike, monumente kulturore dhe historike…
Si mundem të bëhem pronarë i ISIC kartelës?
- Vërtetimi për studime të rregullta (qertifikatë ose indeks)
- Një fotografi (si për leje të njoftimit)
Çka ofron ISIC…
Mundësi për udhëtim në largësi, të mbeteni më gjatë, të përjetoni më tepër përvoja-shfrytëzojeni përparsinë për shfrytëzimin e numrit të madhë të kushteve të volitshme çdo kund në botë vlera e së cilës e tejkalon mbi 500 milion USD.
- Ndërkombëtarisht e pranuar dëshim e statusit të studentit- nxënësit
- 1200 zbritje për avio, autobus, ferovi dhe transport detar
- 2700 zbritje për zbavitje dhe visitë të atrakcioneve turistike
- 2400 zbritje për vendosje në hotele të rinisë dhe hotele
- 21000 zbritje në bare, restaurante, shooping…
- Qasje pa pagesë 24 orëshe në lidhjen telefonike ISIC Emergency Help Line
- Qasje në rrjetin prej 5000 organizatave në 106 shtete të specijalizuara për ofrimin e shërbimeve të destinuara sudentëve dhe rinisë.
Sa kohë më nevojitet të pres për kartelën?
-Kartela nxirret menjëherë.
Visa J1 USA
Është e nevojshme që dokumentacioni i kërkuar për vizë të kompletohet minimalisht 10 ditë para terminit të caktuar për intervistë:
Pasaporta (pasaporta është e obligueshme të ket validitet minimalisht 6 muaj prej momentit të lëshimit të teritorit të SHBA-ve, përkatsisht duhet patjetër të ket validitet deri në prill të vitit 2013)
Fotografija 50x50, me prapavijë të bardhë. Fotoja duhet të theksoj tërë fytyrën e kandidatit dhe të mos jet më e vjetër se 6 muaj. Kadidati duhet të shikoj direkt në kamerë. Është e dëshirueshme të shihen veshët. Fotografia me prapavijë të mbylltë nuk do të pranohet.
Formularët të plotësuar DS-156, DS-157 dhe DS-158
Indeksi origjinal (nëse indeksi juaj nuk është në disponimin tuaj gjatë intervistës për vizë, duhet që t’i dorëzoni kopjet e të gjitha faqeve të plotësuara të indeksit). Për studentët e fakultetit të cilët nuk kanë indeks është e nevojshme origjinali i transkriptës së të gjitha provimeve të dhëna dhe ID-ja juaj origjinal (ose fotokopja, nëse ID-in nuk mundeni me e dorëzue). Studentë të cilët studijojnë në fakultet me Indeks, obligohen të dorëzojnë çertifikaten e të gjitha provimeve të dhëna.
Vërtetimi prej fakultetit që jeni student i rregullt dhe semestrin e kaluar ose të radhës original.
Vërtetimi i marrdhënjes së punës të prindërve e cekur mesatarja e të ardhurave personale
Kopja e rezervimit të aviobiletës
Për mënyrën se si plotësohet formulari, shikoni shembujt e plotësimit të cilë mund t’i shihni me klikim në linqet e poshtëshënuar:
Instrukcionet për DS-156
Refundimi i taksave
Më posht ju japim sqarimin e duhur, se si i ktheni taksat Tuaja me tu kthyer në vend, pas qëndrimit në Amerikë.
Njëra prej shumë përparsive të USA Summer Work and Travel është ajo që të gjithë studentët të cilë kanë marr pjesë në program, me tu kthyer në Kosovë kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e taksave (Tax Refund).
Kjo do të thot se derisa studentët punojnë në SHBA një pjesë e mjeteve të profitit ju zbritet nga të ardhurat personale në mënyra të ndryshme në tatim. Me fjalë të tjera, të gjitha ato mjete studentët i kursejnë dhe i lënë anash, sepse me t’u kthyer në shtëpi kanë mundësi që t’i kthejnë taksat.
Aq sa më shpejt të aplikoni, aq më shpejt do të arrijë qeku juaj. Ne këtë shërbim e kryejmë FALAS!!!
Pas kthimit në Kosovë prej angazhimit në punë jasht vendit, ejani në zyren e Veneta Travel-it që të plotësoni një formular të thjesht. Duke plotësuar këtë formular ju do të fitoni të hollat përkatësisht një pjesë të madhe të tatimit që ju e keni paguar derisa keni punuar jasht. .
Mos humbni kohë. Shfrytzojeni këtë mundësi dhe “Merrni parat tuaja prapa”.