|
KËRKO & REZERVO |
|
|
 |
|
Veneta Travel Club |
|
|
|
|
|
|
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT |
|
|
|
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT
PARAQITJET DHE PAGESAT
Udhëtari për udhëtim mund të paraqitet në të gjitha zyret e VENETA TRAVEL-it (në tekstin e mëtutjeshëm: organizatori) dhe agjensionet e autorizuara (në tekstin e mëtutjeshëm: agjent). Nëse agjenti në vërtetimin e udhëtimit nuk e cek rolin e vet si agjent atëherë ai merr përgjegjësitë e organizimit të udhëtimit si organizatorë. Paraqitja bëhet e plotëfuqishme kur vërtetohet me përmbylljen e një kontrate me shkrim – paraqitja për udhëtim (në tekstin e mëtutjeshëm: kontratë).
Me rastin e paraqitjes udhëtari është i obliguar të paguajë akonto në lartësi prej 40% nga çmimi i aranzhmanit, ndërsa mbetjen e qmimit të kontraktuar, 7 ditë para fillimit të udhëtimit, nëse në programin e udhëtimit nuk është e përcaktuar ndryshe. Nëse udhëtari, në afat nuk e kryen pagesën në tërësi, konsiderohet se ka heq dorë nga udhëtimi.
OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT
Të drejtat dhe obligimet e organizatorit janë:
• Që udhëtarit t’ja jap kontratën e udhëtimit (paraqitja për udhëtim),
• Që udhëtarit t’ja bëjë të mundur qasjen në programin e udhëtimit dhe në kushtet e përgjithshme të udhëtimit,
• Që udhëtarit t'i ofroj sigurimin në bazë të polisës që organizatori e ka kontratën me shtëpinë siguruese,
• Që të mbështetet në të drejtat dhe interesat e udhëtarit në bazë të traditave të mira të punës në këtë lëmi,
• Që t’ja paguajë udhëtarit kompenzimin adekuat me rastin e reklamimit me shkrim me kohë dhe të bazuar për shkak të mos kryerjes plotësisht apo pjesërisht të shërbimit që është i përfshirë në programin e udhëtimit.
OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT
Të drejtat dhe detyrimet e udhëtarit janë:
• Që në menyrë të detajuar të njihet me programin e udhëtimit, kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe kushtet e sigurimit, që me rastin e nënshkrimit të kontratës (në emrin e vet ose në emrin e shfrytëzuesit që për nevoja të tij nënshkruhet kontrata) e vërteton pranimin e klauzulës në paraqitje “Në pajtim me kushtet e përgjithshme të udhëtimit”,
• Që të paguaj qmimin e kontraktuar në bazë të kushteve dhe menyrës së parashikuar në programin e udhëtimit
• Që organizatorit me kohë t’ja dorëzoj të gjitha shënimet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e udhëtimit,
• Që të garantoj që ai, gjërat e veta, bagazhin dhe i përmbush kushtet e përcaktuara në bazë të rregullave në vendin tonë, tranzite dhe vendet e destinacionit (kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe rregullave të tjera),
• Që t’ja paguaj kompenzimin e dëmit që ia shkakton organizatorit apo palës së tretë duke shkelur rregullat ligjore dhe të tjera dhe të këtyre kushteve
• Që të përcaktoj palën tjetër të udhëtoj në vend të tij (me kusht që ajo palë t'i plotësoj kushtet e parapara të atij udhëtimi) dhe organizatorit t’ja kompenzoj shpenzimet e vërteta me rastin e ndërrimit.
ÇMIMI DHE PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË UDHËTIMIT
Qmimet për të gjitha udhëtimet janë të dhëna për person në bazë të vendosjes në hotel në dhoma dykrevetshe, nëse në programin e udhëtimit nuk është e parashikuar ndryshe.
• Çmimet janë të formuara në bazë të politikës afariste të organizatorit dhe nuk mund të jenë subjekt diskutimi dhe reklamimi
• Organizatori mund të parashikoj që shërbimet që ekskluzivisht shrytëzohen jashtë vendit, udhëtari mund t'ia paguaj direkt partnerit të organizatorit të udhëtimit
• Udhëtimi turistik përfshin kombinimin e së paku dy prej këtyre shërbimeve: shërbimi i transportit, udhëheqësit turistik – përcjellësit, vendosjes, ushqimit dhe përgaditjes dhe organizimit të udhëtimit, për të cilat shërbime me programin e udhëtimit është i definuar çmimi unik.
• Çmimi i aranzhmanit (nëse për diqka tjetër nuk është bërë ndonjë marrëveshje paraprake) nuk përfshin:
- taksat e aeroportit,
- shëtitjet fakultative
- shpenzimet e procedurave për marrjen e vizave
- shërbimet shtesë: shërbimi i dhomës (room service), shërbimit i barit të
dhomës, klimatizimi, shërbimet sportive, shërbimet mjekësore, shërbimet
telefonike, dhe shërbime të ngjashme).
• Të gjitha llojet e shërbimeve të veqanta ( dhomat një krevetshe, shujtat shtesë, dhomat me shikim nga deti ose dhomat me pozitë të veqant, dhomat e tipit “suitë”, ose dhomat familjare, dhe të ngjashme) udhëtari bënë pagesë shtesë dhe është i obliguar që të bëjë porosinë me rastin e paraqitjes për udhëtim. Nëse udhëtari kërkon shërbim të veqant gjatë kohës së udhëtimit gjithashtu ia paguan përfaqësuesit ose partnerit të organizatorit në valutën e vendit në të cilin gjindet, përkatësisht ofruesit të drejtpërdrejtë të shërbimit.
• Organizatori nuk është përgjegjës për shëtitjet fakultative, dhe shërbimet shtesë të kryera sipas kërkesës së udhëtarit të cilat ia paguan dhe i kryen tek partneri, përkatësisht ofruesit të drëjtpërdrejtë të shërbimit të cilat nuk kanë qenë pjesë e programit të udhëtimit.
NGRITJA E ÇMIMIT DHE E DREJTA E DORËHEQJES PËR SHKAK TË NGRITJES SË ÇMIMIT
Organizatori i udhëtimit mund të kërkoj ngritjen e çmimit paraprakisht të kontraktuar nëse pasi që është mbyllur kontrata ka ardhur tek ndonjë ndryshim i kursit valutor ose nëse ndërkohë është bërë ndryshimi i tarifave të transportit
Për ngritjen e çmimit të publikuar deri në 10% nuk është i nevojshëm miratimi i udhëtarit kurse ngritja e çmimit ka të bëjë vetëm me pjesën e shërbimit për të cilin veq nuk është bërë pagesa nga ana e udhëtarit.
Nëse ngritja e çmimit e kalon përgjithësisht 10% të qmimit të kontraktuar udhëtari mundet përmes rrugës së dorëheqjes me shkrim të bëjë shkëputjen e kontratës pa ndonjë obligim të dëmshpërblimit, mirëpo më së largu në afat deri në 48 orë nga lajmërimi për ngritjen e qmimit në të cilin rast ka të drejtë të kthimit të pagesës që i është bërë organizatorit. Nëse në afatin e lartëpërmendur udhëtari përmes rrugës me shkrim nuk e lajmëron organizatorin për dorëheqjen nga kontrata, konsiderohet se ka pranuar çmimin e ri.
KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
Objektet e vendosjes të ofruara dhe mjetet transportuese dhe të tjera në programin e organizatorit janë të përshkruara në bazë të kategorizimit zyrtar të vendeve domicile në kohën e mbajtjes së programit. Ushqimi, komoditeti dhe shërbimet të tjera janë të kategorizuara në bazë të rregullave lokale – nacionale nga ana e drejtoratit të turizmit të vendeve domicile. Kurse standardet e vendosjes dhe të shërbimit janë të ndryshme dhe nuk janë të përcaktuara sipas destinacioneve. Kushtet e udhëtimit janë të përcaktuara me numrin kalendarik të ditëve. Dita e parë është dita e nisjes në udhëtim, kurse dita e fundit e përcaktuar me programin e udhëtimit është dita e kthimit.
VENDOSJA, TRANSFERI DHE TRANSPORTI
Nëse udhëtari nuk është marr vesh në mënyrë të veqant për vendosjen në forma të posaqme, do të pranoj qfarëdo lloj vendosje e cila zyrtarisht është regjistruar në objektin e vendosjes të përshkruar në programin e udhëtimit. Dhomat tre krevatshe janë në baza të dhomave dy krevatshe me krevet ndihmës, i cili në menyrë të theksuar mundet me e prish në menyrë të theksuar komoditetin e vendosjes. Dhomat katër krevetshe janë në bazë të standardeve të dhomave dy krevetshe me dy kreveta ndihmës, i cili në mënyrë të theksuar e prish komoditetin e vendosjes.
Udhëtari merr për obligim njohjen dhe respektimin e rregullave të sjelljes në objektin e vendosjes të përcaktuar e cila mund të nënkuptoj në deponimin e të hollave dhe gjërave të tjera të qmuara dhe të vlefshme, bartjen e ushqimeve dhe pijeve në dhomë dhe obligimin e lëshimit të dhomës në kohë të caktuar dhe të ngjashme. Organizatori nuk mund të jet përgjegjës për dëmet e shkaktuara për shkak të mos respektimit të rregullave dhe zakoneve. Nëse ndryshe nuk është marr vesh vendosja e udhëtarit në objekt është më së herti pas orës 16.00 në ditën e fillimit të shfrytëzimit të shërbimeve ndërsa lirimi i objektit deri në ora 09.00 të ditës së përfundimit të shfrytëzimit të shërbimeve. Të përcaktuar në mënyrë analoge do të zbatohen edhe principet valide dhe rregullat e transportuesit me rastin e transferit dhe transportit të udhëtarit.
DOKUMENTET E UDHËTIMIT
Të gjitha kushtet që i përmban programi i udhëtimit ju referohen qytetarëve të Kosovës. Organizatori nuk është i obliguar t'i njoftojë udhëtarët-shtetasit e shteteve tjera për kushtet të cilat vlejnë për shtetin e destinimit ose të tranzitit vetëm është obligim i të njëjtit që vet kushtet e kërkuara dhe dokumentet t'i sigurojë me kohë dhe me rregullsi.
Udhëtari për udhëtim jasht vendit patjetër duhet të ketë dokumentet e udhëtimit valide dhe me kohë dhe me afat t'i ofrojë shënimet e nevojshme dhe dokumentet për marrjen e vizës, nëse këtë e siguron organizatori. Në të kundërtën, konsiderohet se ka heq dorë nga udhëtimi.
Organizatori i udhëtimit nuk e garanton marrjen e vizës dhe nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për parregullsinë e dokumentit të udhëtimit ose autoritetet kufitare – shërbimi i migrimit nuk e lejon tranzitit, hyrjen ose qëndrimin e mëtutjeshëm të udhëtarit.
Në rast se udhëtimi nuk realizohet për arsyet e lartëpërmendura paraprakisht, zbatohen rregullat e pikës 10 të këtyre kushteve.
ANULIMI OSE NDËRRIMI I PROGRAMIT TË UDHËTIMIT NGA ANA E ORGANIZATORIT
Organizatori mund t'a shtyj plotësisht ose pjesërisht udhëtimin, në rast të paraqitjes së rrethanave të jashtëzakonshme të cilat janë paraqitur në kohën e publikimit të udhëtimit do të jet shkak i arsyeshqëm për organizatorin që programin mos t'a publikojë dhe të mos i nënshkruaj kontratat.
Nëse në programin e udhëtimit nuk është e cekur veqanërisht që udhëtimi do të realizohet, numri minimal i udhëtarëve të paraqitur në mjetin e caktuar të udhëtimit duhet me qenë:
• Për udhëtimin me autobus, 30 udhëtarë - nëse me programin e udhëtimit nuk është e parashikuar ndryshe
• Për udhëtimin në linjat e rregullta me aeroplan në Europë, 20 udhëtarë – nëse me programin e udhëtimit nuk është e parashikuar ndryshe
• Për udhëtim në linjat interkontinentale, 15 udhëtarë – nëse me programin e udhëtimit nuk është e parashikuar ndryshe
• Për udhëtimet e veqanta të kontraktuara me linjat qarter të aeroplanit, me tren ose anije, min. 80% të kapacitetit të mundshëm të plotësuar.
Organizatori e mban të drejtën e ndërrimit të ditës ose orës së udhëtimit, sikur edhe të drejtën e ndërrimit të marshutës së udhëtimit nëse ndryshojnë kushtet e udhëtimit (ndërrimi i itinerarit, situata e sigurisë në vendin e caktuar, për shkak të vështërsive elementare ose rrethanave të tjera të jashtëzakonshme) pa obligim të kompenzimit të dëmit, përkatësisht pagesës së qfarëdo kompenzimi të udhëtarit.
Vendosja e kontraktuar mundet me ndryshuar vetëm me vendosje në të njëjtin objekt të së njëjtës apo kategorisë më të lartë, mirëpo në barrën e organizatorit. Udhëtari është i obliguar ndërrimin e vendosjes në një objekt tjetër të së njëjtës apo kategorisë së njëjtë në të njëjtin vend. Vendosja në objektin e kategorisë më të ulët mund të bëhet vetëm me pajtimin e udhëtarëve dhe me pagesën e kompenzimit të udhëtarit në përpjestim me zvogëlimin e nivelit të kategorisë ku bëhet vendosja.
Organizatori nuk merr përsipër përgjegjësin e ndërrimit të programit të udhëtimit për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe forcave tjera gjatë udhëtimit.
Nëse udhëtimi për shkaqe objektive ndërprehet, organizatori ka të drejtë në kompenzimin e shërbimeve reale te ofruara. Organizatori është i autorizuar të anulojë udhëtimin në rast të numrit të pamjaftueshëm të udhëtarëve të lajmëruar, për të cilën është i obliguar t'i lajmëroj udhëtarët 5 ditë para fillimit të udhëtimit të parashikuar, me obligim që udhëtarit t'ia kryej kthimin e mjeteve të paguara në tërësi më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e anulimit.
HEQJA DORË E UDHËTARIT NGA UDHËTIMI
Udhëtari ka të drejtë të hjek dorë nga udhëtimi, për të cilën është i obliguar me shkrim të lajmëroj organizatorin e udhëtimit. Data e pranimit të heqjes dorë me shkrim paraqet bazën për llogaritjet e kompenzimit e cila i përket organizatorit, e llogaritur në përqindje në raport me çmimin e përgjithshëm të udhëtimit në këtë mënyrë:
• 10 % nëse nga udhëtimi hiqet dorë 30 ditë para fillimit;
• 20 % nëse nga udhëtimi hiqet dorë 29 – 15 ditë,
• 50 % nëse nga udhëtimi hiqet dorë 14 – 8 ditë,
• 85 % nëse nga udhëtimi hiqet dorë 7 - 1 ditë, dhe
• 100 % nëse nga udhëtimi hiqet dorë në ditën ose pas fillimit të udhëtimit.
Ndërrimi datës së kontraktuar të udhëtimit, përkatësisht objektit të vendosjes, dhomave ose apartamenteve konsiderohet heqje dorë e udhëtarit nga udhëtimi.
Udhëtari ka obligim që të kompenzoj organizatorin vetëm për shpenzimet reale, përkatësisht shpenzimet e bëra nëse deri te tërheqja ka ardhur për shkak të rrethanave të cilat nuk ka mundur t'i parashikoj, t'i largoj dhe as t'ju ik, dhe këto sëmundja ose vdekja e udhëtarit bashkëshortit–es të afërmit e rrethit me të ngusht trashëgues, vëllaut ose motrës përkatësisht ndonjë thirrje për ndonjë ushtrim ushtarak i udhëtarit ose ndonjë fatkeqësi elementare e publikuar zyrtarisht për rastet e tilla të lartëcekura udhëtari është i obliguar të paraqes faktet me shkrim organizatorit.
Organizatori i udhëtimit në rastin kur udhëtari ka heq dorë, të siguroj ndërrimin e përshtatshëm ose ndërrimin ta bëjë vet organizatori, është i obliguar që udhëtarit t'ia bëjë kthimin e pagesës në shumën e përgjithshme në zbritje prej shpenzimeve reale të bëra (shpenzimet për vizë, polisës së sigurimit dhe të tjera).
REKLAMIMET
Nëse shërbimet e programit të udhëtimit janë kryer pjesërisht, udhëtari mund të kërkoj kompenzim proporcional nëse organizatorit ia paraqet me kohë dhe arsyeshëm ankesën me shkrim. Çdo udhëtar–bartësi i kontratës ankesën duhet ta bëjë në mënyrë individuale sepse organizatori nuk do të pranoj në procedurë ankesa grupore-reklamime.
Procedura e paraqitjes së ankesës:
• Udhëtari është i obliguar që në vendin e qëndrimit të bëjë ankesën për shërbimet e papërgjegjshme tek përfaqësuesi i organizatorit ose tek ndonjë person tjetër i autorizuar direkt te ofruesi i shërbimit. Udhëtari është i obliguar që të bashkëpunoj me përfaqësuesin e organizatorit dhe kryesit direkt të shërbimit me qëllime të mira që të shmangen arsyet e ankesës. Nëse udhëtari aty për aty nuk pranon zgjidhjen e ofruar e cila i përgjigjet shërbimit të paguar, organizatori nuk do të konsideroj kompenzimin e reklamimit të udhëtarit,
• Nëse arsyet ankesës nuk janë shmangur aty për aty udhëtari me përfaqësuesin e organizatorit ose me kryesin e shërbimit për atë bëjnë një vërtetim me shkrim në dy kopje të cilën e nënshkruajn të dy palët. Udhëtari e mban një kopje të këtij vërtetimi. Nëse arsyet e ankesës shmangen aty për aty udhëtari është i obliguar të nënshkruaj në të njëjtin vërtetimin në të kundërtën fakti që ka vazhduar të shfrytëzoj zgjidhjen e ofuar konsiderohet se programi i udhëtimit është kryer plotësisht,
• Më së voni 8 ditë pas kthimit nga udhëtimi nëse arsyeja e ankesës nuk është shmang aty për aty udhëtari ka të drejtë të paraqes arsyetimin me shkrim të ankesës organizatorit të bashkangjitur me vërtetimin me shkrim dhe fakturave eventuale të shpenzimeve shtesë të paguara. Organizatori është i obliguar që të marr në shqyrtim vetëm ankesat e paraqitura me kohë, të arsyeshme, dhe të dokumentuara,
• Organizatori është i obliguar t'i jap udhëtarit një përgjegje me shkrim në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së ankesës. Nëse udhëtari pranon propozimin e organizatorit është i obliguar të nënshkruaj vërtetimin se kompenzimi i është paguar me klauzulen që nuk ka asnjë të drejtë për ankesa të mëtutjeshme në kurrfarë baze prej organizatorit. Nëse organizatori në afatin e lartëcekur nuk sjell përgjegje me shkrim, udhëtari mund t'i drejtohet si ndërmjetësues ndonjë personi tjetër, arbitrazhit të organeve kompetente të turizmit, institucioneve gjyqësore ose dhënjes së informatave në mjetet e informimit. Kompenzimi për ankesën mund të arrijë vetëm shumën e pjesës së shërbimit të reklamuar, nuk mund të përfshijë shërbimet të cilat veq janë shfrytëzuar, e as te arrijë shumën e përgjithshme të programit të udhëtimit me këtë i hiqet blerësit i hiqet e drejta në kompenzimin e ndonjë dëmi ideal.
Udhëtari i cili nuk është i kënaqur me përgjegjjen e organizatorit mund të ankohet në arbitrazhin e organeve kompetente të turizmit në kuadër të rregullatives për arbitrazh, procedura e arbitrazhit fillon me propozimin e udhëtarit ose të organizatorit, me obligimin e pagesës së shpenzimeve të vlerësuara të procedurës së arbitrazhit nga ana e të dy pjesëmarrësve në procedurë, në bazë të vendimit të përfaqësuesit të këshillit të arbitrazhit. Vendimi i arbitrazhit të organeve kompetente të turizmit është finale dhe obligative për organizatorin.
BAGAZHI
Transportimi i bagazhit deri në peshën e caktuar të cilën e përcakton avio transportuesi, është pa pagesë. Tepricën e bagazhit udhëtari e paguan sipas qmimeve valide të avio transportuesit. Tek transporti me autobus udhëtari mund të merr dy pjesë të bagazhit. Fëmijët deri në dy vjeq nuk kanë të drejt në bagazh pa pagesë. Organizatori i udhëtimit nuk merr përgjegjësi për bagazhin e humbur, të dëmtuar ose të vjedhur. Udhëtari është i obliguar të ketë përkujdesje për gjërat e veta që i ka fut në mjetin transportues, për dorëzimin përkatësisht marrjen përsipër të bagazhit të dorëzuar tek transportuesi, përkatësisht të vendosur në objektin e akomodimit. Të gjitha të drejtat e veta të lartëcekura, udhëtari i merr direkt nga transportuesi, ofruesit të shërbimit të akomodimit, dhe të tjera sipas rregullave valide ndërkombëtare, rregullave vendore.
RREGULLAT DOGANORE DHE MONETARE
Udhëtari është i obliguar të respektoj në mënyrë strikte rregullat doganore , monetare, dhe të tjera të Kosovës, tranzite, dhe vendeve në të cilat qëndron të cilat në rast të pamundësisë së vazhdimit të udhëtimit, përkatësisht të qëndrimit, të gjitha pasojat dhe shpenzimet i bartë vet udhëtari.
RREGULLAT SHËNDETËSORE
Udhëtimi në vende në të cilat vlejnë rregulla të posaqme të cilat përfshijnë vaksionimin e obliguar ose nxjerrjen e dokumenteve të caktuara, nënkupton obligimin e udhëtarit të bëjë vaksionimin e nevojshëm dhe të siguroj vërtetimin adekuat për këtë.
HUMBJA E DOKUMENTAVE
Nëse gjatë kohës së udhëtimit vjen deri te humbja ose vjedhja e dokumenteve të udhëtimit shpenzimet e sigurimit të dokumenteve të tjera sikur edhe të gjitha shpenzimet e tjera i bartë vet udhëtari.
INFORMATAT
Informatat gojore të cilat dallojnë prej atyre që i përmban programi i udhëtimit nuk e obligon organizatorin e udhëtimit.
ZBRITJET
Kushtet të cilat kanë të bëjën me zbritje për fëmijë, sikur edhe në përparësi të tjera të cilat në mënyrë të veqantë janë dhënë në programin e udhëtimit janë të determinuara nga ana e hotelierve dhe ofruesve të tjerë direkt të shërbimit dhe të njëjtat duhet interpretuar në mënyrë restriktive (p.sh. për fëmijët deri në moshën 2 vjeqare është relevante data kalendarike kur fëmiu i mbush 2 vjet dhe asgjë përtej kësaj dhe kjo në periudhën e kohëzgjatjes së udhëtimit).
UDHËTIMET INDIVIDUALE
Tek rezervimet individuale organizatori i llogarit shpenzimet në kuadër të kohës së angazhimit dhe postare dhe shpenzimeve të tjera (telefoni, telefaksi, e-maili dhe të tjera) udhëtari depoziton në emër të shpenzimeve të rezervimit depozitimi i cili nuk mundet me qenë më i vogël se 15 ˆ. Nëse rezervimi pranohet nga ana e udhëtarit, depoziti llogaritet në qmimin e aranzhmanit. Nëse organizatori rezervimin nuk e konfirmon, depoziti në tërësi i kthehet udhëtarit. Nëse udhëtari nuk e pranon rezervimin e ofruar dhe të konfirmuar shumën e depozitit e mbanë organizatori në tërësi për mbulimin e shpenzimeve të rezervimit.
Nëse klienti bënë një rezervim hoteli me të cilin aplikon per vizë të udhëtimit dhe klienti e ka marr vizën, në këtë rast klienti në asnjë rast nuk mund t'a anulojë rezervimin e hotelit.
NË RAST MOSMARRËVESHJE KOMPETENTE ËSHTË GJYKATA E SELISË SË ORGANIZATORIT TË UDHËTIMIT |
|
|
|
 |
|
FLUTURIMET |
| |
|
Pristina |
Zurich |
Pristina |
? €
|
Swiss |
|
Pristina |
Budapest |
Pristina |
? €
|
Hungarian Airlines |
|
Pristina |
Ljubljana |
Pristina |
? €
|
Adria Airways |
|
Pristina |
Istanbul |
Pristina |
? €
|
Turkish Airlines |
|
Pristina |
London |
Pristina |
? €
|
British Airways |
|
Pristina |
Stuttgart |
Pristina |
? €
|
LTU International Airways |
|
Pristina |
Viena |
Pristina |
? €
|
Austrian Airlines |
|
|
|
|
|
|
LAJMET E UDHËTIMEVE |
|
Vikendi në Ohër
Dy bujtje plus transporti vajtje&ardhje 69 euro për person.
Kompania jonë për
KONKURS - Vende të lira pune.
Veneta Travel shpall këto vende të lira pune:
1. Ekonomist/e pë
Vizat e udhëtimit
Për:Bullgari,Egjipt,Brazil,Kinë, EBA Dubai,kompletimin e dokumentave për amba
Oferta interesante turistike
Këtë fundviti Vitin e Ri mund ta prisni në Paris dhe Stamboll, me një aranzhman
Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia..
|
|
 |
|
KUSHTET E UDHËTIMIT |
|
|
 |
|
WEBMAIL LOGIN |
|
|
|
|
|
|