|
|
|
OFERTA |
|
TURË I MADH TURISTIK - VENDEVE TË GADHISHULLIT PIRINEJ
MARSHUTA: PRISHTINË VERONË NICË KANË - KOSTA BRAVA - BARCELONË GRANADË SEVILË LISBONË TOLLEDO MADRID BLLANESH MARSEJË KANË VENEDIK DUBROVNIK PRISHTINË
Nisja: 18.prill 2010. Kthimi: 02.maj 2010. Dita e parë-18.04.10. PRISHTINË - Nisja nga Prishtina në ora 12.00 nga parkingu pas Qendrës së Rinisë dhe Sporteve. Vozitje direkte përmes Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë. Vozitja natën me pauza të shkurtëra për pushim.
Dita e dytë19.04.10. VERONËNICËKANË - Arritja në Veronë në orët e paraditës. Xhirovizitë qytetit të dashuruarëve më të famshëm në botë: Arenën, sheshet Bra dhe Erb, sheshi i Dantës së zotrinjëve, Santa Marija Antika, varreza Skalligjeri, shtëpia e Romeo dhe Xhyljetës. Kohë e lirë. Nisja për në Nicë. Pushim i shkurtër dhe xhirovizitë Nicës: sheshi Masena, Shëtitorja angleze, hoteli Negresko, kisha Ruse. Shkuarja në Kanë. Vendosja në hotel. Darka. Fjetje.
Dita e tretë20.04.10. KANËBLLANESH (KOSTA BRAVË) Mëngjesi. Nisja për në Spanjë. Në rrugë për në Barcelonë është e paraparë vizitë qytetit Figueras dhe muzeut të Salvador Dalit. Shuarja në Bllanesh Kosta Brava. Vendosja në hotel. Darka. Fjetje.
Dita e katërt21.04.10. KOSTA BRAVABARCELONAGRANADA Mëngjesi. Nisja për Barcelonë. Xhirovizitë gjithëditore qytetit: vizitë katedrales Sagrada Familia, veprave arkitektit të njohur Antonio Gaudia, Diagonali, stadioni Nou Kamp, sheshit Spanjoll, Pallatit Nacional, portit me përmendoren e Kristofor Kolombos, Rambla... Në orët e vonshme të mbrëmjes nisja për në Granada. Vozitja natën.
Dita e pestë-22.04.10. GRANADA - Xhirovizitë Granadës - muzeu më i plotësuar i kulturës arabe në Evropë, paralagjja Albiacim, katundi i dikurshëm i fiseve mavare dhe të pasurve, pjesë të qytetit të ashtuquajtur Kamino Muevo. Vendosja në hotel. Kohë e lirë. Darka. Fjetje.
Dita e gjashtë-23.04.10. GRANADA-SEVILA - Mëngjesi. Lëshimi i hotelit. Xhirovizitë Granadës: Alhambra (Pallati i kuq) pallati i Karlit të V, oborri i luajve, kopshtet Generalife... Vazhdimi i rrugëtimit për në Sevile. Shikimi i pjesëve të rëndësishme të qytetit: parku i Marije Lujzes, sheshi Spanjoll, lagja Santa Kruz, Kulla e Artë, Plaza de Toros de la Maestranza. Darka. Fjetje.
Dita e shtatë-24.04.10. SEVILA-LISBONË - Mëngjesi. Vazhdimi i rrugëtimit për në Lisbonë, njëri ndër qytetet më të vjetër në Evropë. Arritja në orët e pasditës. Vendosja në hotel, kohë e lirë, darka, fjetje.
Dita e tetë-25.04.10. LISBONË - Mëngjesi. Para dite xhiro panoramike qytetit me autobus - vozitje përmes avenysë kryesore të qytetit, sheshi Markes de Pombal, Rossio, Restauradores, Komersio, lagja Belem me kullën Belem dhe manastirin e Shën Jeronimit. Vazhdimi i xhirovizitës në këmbë përmes lagjes së vjetër të Lisbonës: Alfamon me vizitën e kalasë Shën Gjorgjes. Darka. Fjetje.
Dita e nëntë-26.04.10. LISBONË-SINTRA-CABO DA ROCA - Mëngjesi. Piknik gjithëditor në rrethinën Lisbonës. Vozitja deri në Sintra, qytet nën mbrojtjen e UNESKO-s, vizita individuale Pallateve Mbretrore. Vazhdimi i rrugëtimit deri te pika më perëndimore e Evropës - Kabo da Roka. Mandej vozitje pranë pushimores verore Kashkaish (i dikurshmi katundi i peshkatarëve, më vonë vendi i pushimeve të familjeve mbretrore evropiane) deri në Lisbonë. Në mbrëmje ju rekomandojmë dalje fakultative në restorante nacionale me programe muzikore nacionale me folklor (me një pagesë prej 40 euro për person). Darka. Fjetje.
Dita e dhjetë-27.04.10. LISBONË-TOLEDO-MADRID - pas mëngjesit nisja për në Spanjë. Arritja në Toledo, qytet në të cilin në shekullin mesjetar u paraqitën kultura krishtere, myslimane dhe jevreje. Në shekullin e XVI këtu ka jetuar piktori i njohur El Greko. Vizitë pallatit Alcazar dhe Katedrales gotike. Në orët e mbrëmjes arritja në Madrid, vendosja në hotel. Shëtitja e mbrëmjes dhe vizitë qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje.
Dita e njëmdhjetë-28.04.10. MADRID - Pas mëngjesit nisja në xhiro panoramike qytetit: Gran Via, Plaza Mayor (sheshi kryesor i Madridit), Palacio Real (Pallati Mbretror), Puerta del Sol (Dera e Diellit), Plaza Espanja, shoping në zonën Velaskez. Darka. Fjetje.
Dita e dymbdhjetë-29.04.10. MADRID-BLANESH - Mëngjesi. Nisja për në Blanesh. Vendosja në hotel. Darka. Dalje fakultative në lojërat kalorsiake mesjetare me flamengo. Fjetje.
Dita e trembdhjetë-30.04.10. BLANESH-MARSEJ-NICË-KANË - Mëngjesi. Nisja në drejtim të Francës. Arritje në Marsej, qyteti i dytë i Francës për nga madhësia. Vizitë kishës Notër Dam de la Garde nga e cila shihen 26 shekujt e historisë së Marsejt, mbetjet e Kullës së vjetër, Katedralja kryesore dhe kisha e Shën Viktorit, fidanishtja e krishterizmit në Provansë. Shëtitje e shkurtër rrugëve kryesore të qytetit. Vazhdimi i rrugëtimit në drejtim të Kanës. Shëtitje deri te pallati i Festivalit bulevardit La Croisette. Vendosja në hotel. Kohë e lirë. Fjetje.
Dita e katërmdhjetë-01.05.10. KANË-VENEDIK - Mëngjesi. Nisja në drejtim të Italisë me disa ndalje të shkurtëra. Arritja në Venedik. Shëtitje deri te sheshi i Shën Markut, pallatit të Duzhdes, urës dhe tregut Rialto. Kohë e lirë. Në orët e mbrëmjes kthimi me anije në selinë Punta Sabbioni. Nisja për Slloveni, Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë.
Dita e pesëmbdhjetë-02.05.10. PRISHTINË - Udhëtimi natën. Arritja në Prishtinë në orët e mbrëmjes.
ÇMIMI I ARANZHMANIT PËR PERSON: 795 EURO
Në çmim të aranzhmanit është e përfshirë: - transporti me autobus komod të agjensionit Veneta Travel (AC, TV, DVD, WC...), - vendosja në hotele me 2 dhe 3*** në dhoma 1/2 dhe 1/3, shërbimet në Spanjë dhe Portugali në bazë të gjysëmpansionit - HB, në Madrid dhe Kanë BB (fjetje me mëngjes), - organizimi dhe udhëheqja e udhëtimit.
Në çmim të aranzhmanit nuk është e përfshirë: - taksa e vizës 35 euro, - Sigurimi i shëndetit në udhëtim 18 euro, - biletat hyrëse në objektet kulturo-historike: Muzeu i Salvador Dalit - 10 eur, Katundi Spanjoll - 7 eur, Nou Kamp - 7 eur, Alhambra - 10 eur, fakultative - folklori dhe pijet me muzikë fako rreth 40 euro, - shpenzimet individuale.
Afati i fundit i paraqitjes 10 mars 2010 * Minimumi i udhëtarëve për realizimin e programit 45
* Afati i fundit i lajmërimit të udhëtarëve për anulimin e udhëtimit për shkak të mos plotësimit të numrit të mjaftueshëm të udhëtarëve është 15 mars 2009>
KUSHTET E UDHËTIMIT SIPAS PROGRAMIT TË "VENETA TRAVEL" dhe Kushteve të Përgjithshme të Udhëtimit të kompanisë sonë shih www.veneta-travel.com N.SH. A.T. "Veneta Travel" Licenca e biznesit nr. 80236654, Licenca e agjensionit turistik organizatore-touroperator nr. 31, Licenca e transportit publik të udhëtarëve nr.379, Licenca Broker Sigurimesh të Linjave Shtesë (e para në Kosovë) nr. 010, anëtarë i IATA-ës dhe partneri në Kosovë i kompanisë më të madhe turistike në botë TUI of world
Udhëtoni me agjensionin e vetëm të specializuar për aranzhmane turistike në Kosovë
Me ne me të vërtetë e keni botën në pëllëmbë
|
| top ^
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
KĖRKESA PĖR REZERVIM |
|
|
|
|
|
K Ė R K O |
|
|
LAJMET E UDHĖTIMEVE |
|
RISI, RISI, RISI !!!
Ofertë e madhe për në Shqipëri: Hotele, tura, transfere në gjithë S
Vikendi në Ohër
Dy bujtje plus transporti vajtje&ardhje 69 euro për person.
Kompania jonë p
Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia..
|
|
|
|
 |
|
VENETA TRAVEL CLUB
|
|
|
 |
|
WEBMAIL LOGIN
|
|
|
|
|
|