N A V I G A C I O N

   OFERTA

RIVIJERA AZURE ME ITALINË





Nisja: 14.05.2010.

Kthimi: 24.05.2010




PRISHTINË - VERONË - NICË - KANË - MONTE KARLLO - PIZË - FIRENCË - ROMË - SAN MARINO - VENEDIK - PRISHTINË


Dita e parë - 14.05.2010. Nisja nga Prishtina në ora 12.00 prej parkingut pas Qendrës së rinisë. Vozitja natën përmes Malit të Zi, Bosnës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë. Gjatë rrugës ndalesa për pushim dhe formalitetet gjatë kalimit të kufijve.

Dita e dytë - 15.05.2010. Arritja në Veronë në orët e pasditës. Xhiro qytetit të Romeo e Xhylijetës, shesheve Bra dhe Erb, sheshit të Dantes, Arenës, Skaligjerit… Vazhdimi i rrugës përmes Breshes, Kremones, dhe Pjaqencës, Rivijerës Ligure deri në Nicë. Arritja rreth orës 18. Vendosja në hotel. Fjetje.

Dita e tretë - 16.05.2010. Mëngjesi. Xhiro qytetit: Kisha ruse, avenyja Medsen, sheshi Masena, Shetitorja angleze… Vazhdimi i rrugës përgjatë Rivijerës Azure (100 km), pranë Antibës, Zhuan le Pena… Arritja në – “Biser Rivijere”. Xhiro qytetit të filmit, luksit, gjërave më të vlefshme të Kanës, plazhës “La Croa”, Pallatit të festivalit, përmendores së themeluesit të qytetit modern – lordit Brugam, pjesës së vjetër të qytetit. Kthimi në Nicë. Fjetje.

Dita e katërt - 17.05.2010. Mëngjesi. Shkuarje në shtetin minijaturë – Principatën e Monakos. Vizitë në muzeun Oqeanografik, katedralesë Shën Nikolla, oborrit të Grimaldinëve (familje sunduese)… Përmes La Komandinës shkuarja në Monte Karllo. Vizitë Kazinosë së njohur. Pasdite e lirë deri në nisje për në Nicë. Fjetje.

Dita e pestë - 18.05.2010. Mëngjesi. Nisja për në Pizë, e locuar në afërsi të këndit të lumit Arno në deti. Një xhirovizitë Kullës së shtrembërt, e ndërtuar nga mermeri i bardhë në lartësi prej 59 metrash, mbi të cilën Galile Galileu i bëri shikimet e tij të gravitacionit, Katedrales, Rrëfimores… Vazhdimi i rrugës për në Firencë (Floransi), “qyteti i luleve” njëri ndër më të bukurit në Evropë. Firenca “Athina italiane” e rrethuar me përmendoreve dhe ndërtesa të numërta. Shëtitje e mbrëmjes në qytet. Fjetje në periferinë e qytetit.

Dita e gjashtë - 19.05.2010. Mëngjesi. Xhiro shëtitëse gjithëditore Firencës: katedrala Duomo, kasha Santa Maria del Fiore, Baptiserijumi, Piaca della Signoria (Sheshi i sundimtarëve) me pallatin Vekjo, kapela e Mediçijevi, galerija Ufici… Fjetje në periferinë e Firencës.

Dita e shtatë - 20.05.2010. Mëngjesi. Nisja për në Romë – “qyteti i madhështisë”. Xhiro panoramike qytetit: Piaca dhe Bazilika Santa Mari Magjore (Shën Maria e Madhja), bazilika Shën Gjovani Laterano (Shën Jovan Rrëfyesi), Koloseumi, Kampidoljo, Panteoni, sheshet Navona dhe Popolo, villa Boreze, Kvirinali… Në orët e mrëmjes shëtitje deri te Fontane di Trevi dhe shkallëve të njohura spanjolle… Shkuarja në hotel në orët e mbrëmjes. Fjetje.

Dita e tetë - 21.05.2010. Mëngjesi. Vizitë Vatikanit – Xhirovizitë sheshit dhe kishës Shën Pjetër, muzeut të Vatikanit në të cilin gjinden veprat e piktorëve dhe skuptorëve më të mëdhenj në botë: Mikelangjelo, Rafael Sansi, Karavagji, Leonardo da Vinqi... Programi i mrëmjes sipas dëshirave personale, deri në nisje për në San Marino. Vozitja natën.

Dita e nëntë - 22.05.2010. Arritja në San Marino, shtet minijaturë dhe njëra nga republikat më të vjetra në botë. Xhiro panoramike qytetit: pallatin e Qeverisë, i ndërtuar në stilin barok nga fundi i shekullit XIX, bazilika e Snën Markut, etj. Kohë e lirë. Nisja për në Lido. Fjetje.

Dita e dhjetë - 23.05.2010. Mëngjesi. Shkuarje me anije në Venedik. Xhiro panoramike qerdhes së qytetit të vjetër: pallati i Gjurgjevit, kishës së Shën Markut, kisha Santa Marija della Salute dhe pallate tjera të numërta. Në orët e mbrëmjes nisja për në Prishtinë.

Dita e njëmbëdhjetë - 24.05.2010. Arritja në Prishtinë rreth pasditës.

Çmimi i aranzhmanit: 470 euro


Në aranzhman janë të përfshira:
- transporti me autobus turistik shumë komod (KLIMA, DVD, TV, WC),
- në Nicë tri bujtje me mëngjes (tavolinë suedeze) në hotel „Locarno“***, në dhoma 1/2 dhe 1/3,
- në Firencë (2BM), Romë (1BM) dhe Lido di Jesolo (1BM) shërbimi në bazë të tavolinës suedeze në hotele me ** dhe ***, në dhoma1/2 dhe 1/3,
- shërbimi i guidës dhe udhëheqësit të rrugës gjatë tërë udhëtimit,
- shpenzimet e organizimit.

Në aranzhman nuk janë të përfshira:
- taksa e vizës shengen 35 euro, Vërejtje: në rast të mosmarrjes së vizës kjo taksë nuk kthehet,
- sigurimi i shëndetit në udhëtim 12 euro,
- biletat e hyrjes për vizitat e parapara: pallati i Principatës në Monako – 8 euro, muzeu Oqeanografik – 11 euro, Piza – 12 euro, Firencë – Galeria Uffizi – 9.5 euro, Duomo – ngjitja lartë deri te kupolla dhe muzeu – 6 euro, San Lorenzo – 2.5 euro, pallati i Gjurgjevit – 11 euro, transporti me anije Lido di Jesollo-Venedik-Lido di Jesollo 12 euro (bileta gjithëditore e shfrytzimit të anijes).

Aranzhmani është punuar në bazë të 45 udhëtarëve. Afati i fundit i lajmërimit të udhëtarëve në rast të anulimit të udhëtimit për shkak të mos plotësimit të numrit të udhëtarëve është 30 ditë para nisjes së udhëtimit.


AFATI I FUNDIT I PARAQITJES 24.04.2010


KUSHTET E UDHËTIMIT SIPAS PROGRAMIT TË "VENETA TRAVEL" dhe Kushteve të Përgjithshme të Udhëtimit të kompanisë sonë shih www.veneta-travel.com, N.SH. A.T. "Veneta Travel" Licenca e biznesit nr. 80236654, Licenca e agjensionit turistik organizatore-touroperator nr. 31, Licenca e transportit publik të udhëtarëve nr.379, Licenca Broker Sigurimesh të Linjave Shtesë (e para në Kosovë) nr. 010, anëtarë i IATA


Udhëtoni me agjensionin e vetëm të specializuar për aranzhmane turistike në Kosovë


top ^
   KĖRKESA PĖR REZERVIM

 
Data e nisjes
Data e kthimit  
    
     
Passengers    
   
     
     
Emri Adresa Komenti juaj
Mbiemri Post code
Telefon Qyteti
E-mail Shteti
     

K Ė R K O

Keyword
 
 

LAJMET E UDHĖTIMEVE

RISI, RISI, RISI !!!

Ofertë e madhe për në Shqipëri: Hotele, tura, transfere në gjithë S


Vikendi në Ohër
Dy bujtje plus transporti vajtje&ardhje 69 euro për person.

Kompania jonë p


Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia..


VENETA TRAVEL CLUB

WEBMAIL LOGIN

Fjalėkalimi
Parolla

© 2006-2010 Veneta Travel.
All rights reserved.

ArdhmeriaNet Internet Solutions