Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia...
UDHËTIMI ME AEROPLAN: Bëjmë shitjen e buletave të të gjitha fluturimeve të vijave të rregullta dhe qarter fluturimeve nga aeroporti i Prishtinës, Shkupit, si dhe një pjesë të madhe të fluturimeve nga aeroporti i Tiranës, Selanikut dhe Beogradit në të gjitha destinacionet në botë. Kompania jonë duke pas si qëllim zhvillimin e këtij biznesi në afat të gjatë dhe duke ju falenderuar stafit shumë profesional, për klientët e saj gjithmonë ofron çmime shumë të volitshme dhe mundësitë më të mira të udhëtimit.
UDHËTIMI ME AUTOBUS: Në Kosovë çdo ditë e më tepër po bëhet shtimi i vijave të ndryshme të udhëtimit me autobus. Njëkohësisht konkurenca mjaft e ashpër në këtë biznes bënë që kualiteti e autobusve të ngritet. Tani kemi disa autobus që kanë standarde të larta dhe deri diku i konkurojn edhe së paku një standardi minimal Evropian. Kompania jonë VENETA TRAVEL ka në pronësi dy autobus të një kualiteti të lartë (Setra 315 dhe Mercedes 404) si dhe një kombibus të kulitetit të lartë Volkswagen KARAVELA. Për dallim nga të gjitha agjensionet dhe operatorët transportues në Kosovë ne autobusët tanë i përdorim vetëm për udhëtime turistike, zyrtare, afariste, etj. brenda dhe jasht Kosovës duke i marr parasysh edhe udhëtimet në distanca të gjata. Mirëpo në bazë të kontratave ne bëjmë shitjen e buletave të autobusit në të gjitha destinacionet egzistuese nga Kosova siq janë:
- për Gjermani (përmes Serbisë ose Shqipërisë), - Austri (përmes Serbisë ose Shqipërisë), - Itali, - çdo ditë Shqipëri (përmes Kukësit ose Maqedonisë), - çdo ditë Ulqin, - Lublanë, - Turqi, - Bullgari, - Greqi (sipas kërkesave), etj.
UDHËTIMET ME TRAGET: për këto udhëtime ne ofrojmë ofertën më të mirë të mundshme, duke qenë përfaqësues gjeneral i autorizuar për Kosovë i të gjitha anijeve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe disa anijeve nga Greqia. Kjo ofertë vlen për të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojn të udhëtojn nga Kosova në drejtim të Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë apo të ndonjë vendi tjetër. Gjithashtu buletat e tragetit mund t'i rezervojn dhe t'i blejn edhe të gjithë ata udhëtar të cilët dëshirojn të udhëtojn nga Zvicra, Gjermania, Austria, Shtetet Skandinave, Franca, Italia etj. në drejtim të Kosovës (vetëm të paraqiten në telefonat: +381 38 24 77 01, 24 77 16, 233 442, Fax: +381 38 24 77 16, 24 50 05, Cel: +377 44 141 282 ose në e-mail: info@veneta-travel.com).
I lusim të gjithë klientët tanë, me qëllim që kërkesa e tyre për rezervim, të jet sa ma e saktë dhe sa ma e plotë, kërkesën për rezervim t'a bëjnë përmes e-mailit ose faksit.
Cilat janë detalet e nevojshme për një rezervim të udhëtimit me traget:
1. Emri dhe mbiemri i saktë i udhëtarëve, 2. Datëlindja e udhëtarëve, 3. Data e saktë e udhëtimit dhe të kthimit, 4. Lloji i makinës (veturë, xhip, kombi apo diçka tjetër), 5. Targat e makinës, 6. Lartësia, gjatësia, gjërsia e makinës (sipas nevojës), 7. Shërbimi i udhëtimit: me kabinë për fjetje apo pa të, lloji i kabinës (katërshe apo dyshe, kabinë normale apo de luxe kabinë),
NË RESPEKTIM TË DIASPORËS SONË SI KLIENTELË DHE KONTRIBUTIT TË TYRE SHUMË TË ÇMUAR DISA VJEÇAR PËR KOSOVËN, VENETA TRAVEL ME AUTOBUSËT E VET SHUMË KOMOD, GJATË PUSHIMEVE TË TYRE VERORE NË KOSOVË, JU OFRON NJË XHIRO RRETH KOSOVËS - GRATIS.
Kjo ofertë do të jet tradicionale çdo vit duke filluar nga 15 qershorit deri më 15 shtator, me nisje nga Prishtina, në ora 08.00. Për rezervim eshtë e obligueshme, dy javë përpara. Është planifikuar vizitë: Liqenit të Batllavës, Ujëvara e Mirushës, Istogu, Peja me Bjeshkët e Rugovës, Gjakova, Prizreni me luginën e bukur në drejtim të Prevallës, Brezovica, në kthim për në Prishtinë vizitë Shpellës së Gadimes. Kthimi në Prishtinë në orët e mbrëmjes. Nëse grupi mendon të vizitojmë edhe ndonjë vend tjetër, ne do t'i respektojm dëshirat e tyre.
|