
Turizmi në Egjipt është njëri ndër burimet kryesore të këtij shteti. Arsyet të cilat i ofrojnë më shumë turistët janë monumentet historike. Vendet më të vizituara janë Gizeh, Kajro, Aleksandria dhe Luksori. Luksori është edhe pikënisja për në udhëkryq të lumit Nil. Prej Luksorit ofrojn udhëtime me aeroplan dhe me autobus për në Abu Sibel, aty shumica e agjencioneve ofrojn fluturime brenda vendit për një qëndrim në Kajro ose për plazh në Hurghada.
Gjeografi Republika Arabe e Egjiptit është në veri të Afrikës. Shteti kufizohet në veri me detin mesdhetar, në lindje me detin e kuq, me Gazen dhe me Izraelin, në perëndim me Libinë dhe në jug me Sudanin. Ky është kufiri i ashtuquajtur gjysëmtrekandësh. Egjipti hyn në Shtetet e Magrebit dhe është 100 herë me i madh se Kosova me një sipërfaqe prej 1.001.449 km2. Temperatura mesatare gjate stines se Veres eshte 42-45 C
Popullatė Egjipti i ka 78.887.007 banorë, prej të cilëve janë 97% egjiptian, ndërsa pjesa tjetër janë të ashtuquajturit nubir. Popullata egjiptiane shtohet shpejt diku rreth 1,9 % në vit, p.sh. në vitin 1800 i ka pasur vetëm 2.5 milion banorë, në vitin 1900 ka arritur në 12.5 milion banorë, dhe në vitin 2000, 68 milion banorë.
Qytetet Kryeqyteti ėshtė Kairo. Egjipti përbëhet prej njëzeteshtatë njësi administrative: Dakahila, Aswan, Assyout, Deti i Kuq, Beni-Suef, Behera, Port Said, Damietta, Fayoum, Gharbia, Aleksandria, Ismailia, Sinai Jugor, Giza, Kafr El-Sheik, Matrouh, Menoufia, Menia, Kairo, Kalyoubia, Kuena, Sinai Verior, Sharkia, Suhag, Suezi, New Valley dhe Luksor.
Gjuha Arabe
Sistem politik Republikë Presidenciale
|