N A V I G A C I O N

   SPANJA



Mbretëria Spanjolle : Regne d'Espanya në gadishullin Pirinej në Evropë. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe mini principaten e Andorrës. Pjesë të Spanjës edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.

Në Spanjë janë të mirëmbajtura veçanërisht kishat nga koha e gotëve perëndimorë (409-711). Pas hyrjes së arabëve në Spanjë, Spanja mbeti një krahinë kulturore islamike deri më 1492 (Córdoba, Granada). Që nga shekulli XI, veçanërisht në Kataloni depërton stili i artit romakë në ndërtimtari, plastikë, në vizatimet fresko dhe të librave. Adoptimi i gotikes spanjolle nga Franca në shekullin e XII bëri që të vije tek ndërtimi i Katedraleve para së gjithash udha e besimtarëve për në Santiago de Compostela dallohet për dekorimet e veçanta (Leónm Brgs). Në ndërlidhje e elementeve mauritane dhe gotike paraqitet në stilin Mudéja (Alkazari prej Seviles, Sinagogia në Toledo dhe Codoba). Arti i ndërtimit dhe pejsazhet e kohës së renesancës në Spanjë janë në lidhje të forta me zhvillimet e renesancës në Itali (Escoriali). kryemjeshtër të maniriszmit është piktori El Greco. Në Barokë paraqiten momente vetjake që dallohen për mbushjen dhe format. Në shekullin e XVII vizatimi dhe ngjyrosja në Spanjë nëpërmjet të D. Velázquez dhe B. Murillo fiton në rëndësi evropiane. Në shekullin e XIX dallohet artisti revolucionar F. de Goya y Lucientes. Ndërsa në krijimin e artit modern spanjollët kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Ndër ta dallohen A. Gaudi, P. Picasso, J. Miró, S. Dali, A. Tápies dhe J. González.



map of Spanja flag of Spanja


Gjeografi
Mbretëria e spanjollëve në gadishullin e pirinejve zë një sipërfaqe prej 509 990 km2 (së bashku me ishujt Kanarinë, Balearën si dhe Ceuta dhe Melilla).

Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.

Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km e gjatë.Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.: Canary Islands).



Popullatė
Në Spanjë jetojnë diku 40,46 milion banorë.

Popullsia dominohet nga spanjollët. Shumica e popullsisë janë besimtarë të fesë së krishterë (katolik).



Qytetet
Kryeqyteti ėshtė Madridi.

Gjuha
Gjuha spanjolle

Sistem politik
Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri e trashëguar parlamentare, krye parë i shtetit është Mbreti ndërsa përfaqësues i popullit dhe ligjvënës është parlamenti (Cortes Generales) i cili përbëhet nga shtëpia e delegatëve dhe Senati si përfaqësues të territoreve/ Në krye të qeverisë është kryeministri i cili propozohet nga Mbreti dhe zgjidhet nga deputetët. Shteti ndahet 17 njësi autonome (Regjione) dhe 50 njësi tjera krahinore (Provinca) të cilat kanë të drejtën e vetëqeverisjes. Spanja është një shtet i përbërë por sipas kushtetutës nuk është federat. Ajo përbëhet nga 50 njësi administrative të quajtura provinca (org.: provincias) që grupohen në 17 njësi të quajtura komunitete autonome (org.:Comunidades autónomas) dhe dy qytete me një autonomi të shkallës së lartë.

K Ė R K O

Keyword
 
 

LAJMET E UDHĖTIMEVE

RISI, RISI, RISI !!!

Ofertë e madhe për në Shqipëri: Hotele, tura, transfere në gjithë S


Vikendi në Ohër
Dy bujtje plus transporti vajtje&ardhje 69 euro për person.

Kompania jonë p


Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia..


VENETA TRAVEL CLUB

WEBMAIL LOGIN

Fjalėkalimi
Parolla

Copyright © Veneta Travel 2006
All rights reserved.

ArdhmeriaNet Internet Solutions