
Italia (italisht: Repubblica Italiana ose shkurt: Italia) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Si pjesë të këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në trupin e këtij shteti, gjenden dy shtete, Vatikani dhe San Marino. Kryeqyteti i perandorisë romake është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.
Gjeografi Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km2 ujë.
Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,932.2 km i gjatë.
Klima e Italisë është klimë e Mesdheut, në pjesën veriore alpine dhe atë jugore zotëron një klimë kontinentale.
Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët dhe i rrafshët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytë më e lartë e Monte Biankos. ( shq: Mali i Bardhë).
Popullatė Nga statistikat e fundit popullsia në Itali vlerësohet rreth 60 milion banorë. Italia zë vendin e katërt në Evropë për nga numri i popullsisë. Rritja e popullsisë është rezultat kryesisht i ardhjes së emigrantëve prej të cilëve aktualisht 348.000 janë shqiptar.
Qytetet Kryeqyteti ėshtė Roma. Qytetet tjera të rëndësishme janë: Milano, Torino, Venediku, Ancona, Bari, Napoli, Bolonja, Brindizi, Messina, Palermo, Perugja, Firenca...
Gjuha Gjuha zyrtare është Italisht.
Sistem politik Kushtetua Italiane e vitit 1948 e ka përckatuar Italinë si një Republikë Parlamentare me dy dhoma të cilat janë Dhoma e Deputetëve dhe Senati. Ekzekutivi përbëhet nga Këshilli i ministrave i udhëhequr nga Kryeministri.
|