
Republika Franceze, (frengjisht: République Française) është shtet i organizuar nga Franca metropolitane. Shteti i qendrës Evropiane, është një vend perëndimor dhe anëtar i Bashkimit Evropian (BE). Franca kufizohet në veri-lindje me Belgjikën, Luksemburgun dhe Gjermaninë; në lindje nga Gjermania, Zvicra dhe Italia; në jug me Spanjen, jug-lindje me detin Mesdhe dhe kryesisht me Monakon; në jug-perëndim me oqeanin Atlantik; dhe në veri-perëndim nga Mançea (Manche) dhe ngushticës tekë Pas de Kalais (Pas de Calais), që ndan Francën me Anglinë dhe bashkon Mançenë me detin verior.
Gjeografi Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547,030 km2 duke lënë anash viset tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,400 km2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë. Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset në bregdetin e Mesdheut ku dimëri është i butë dhe vera e nxehtë. Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkruhet nga Pirenenjte dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Rëne (ang. Rohne) (-2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (ang. Mont Blanc).
Popullatė Me një popullësi prej 64 milion banorësh, Franca është një nga 23 vëndet më të populluara të botës.
Qytetet Kryeqyteti ėshtė Parisi. Qytetet tjera të rëndësishme janë: Lyon, Nice, Marseille, Lille, Strasbourg, Bordeaux, Auxerre, Nancy, Mulhouse, Toulouse, Nants...
Gjuha Gjuhë zyrtare është gjuha frënge.
Sistem politik Republika Franceze është një demokraci që është e organizuar si një republikë gjysëm-presidenciale. Idealet e saj kryesore janë të shprehura në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit. Është vendi i gjashtë më i zhvilluar në botë. Franca është vendi më i vizituar në botë, që pret rreth 79 milion turistë të huaj çdo vit.
|