N A V I G A C I O N

   KROACIA



Kroacia, zyrtarisht Republika e Kroacisë është shtet i Evropës, në udhëkryq të Mediteranit, Evropës së mesme dhe të Ballkanit.

map of Kroacia flag of Kroacia


Gjeografi
Kufizohet me Detin Adriatik dhe shtetet: Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Teritori i Kroacisë mund të ndahet në tri pjesë gjeografike natyrore: Panonia dhe Peri-Panonia të cilat karakterizohen si vise të ulta, Kroacia lindore dhe veri perëndimore si vise të larta. Malet me lartësi më të madhe se 500 metra janë të ralla dhe me karakter të pasigurtë. Pjesët e larta dhe pjesët malore, të cilat e ndajnë Kroacinë Panonike prej pjesës bregdetare, janë më pak të zhvilluara. Pjesa Adriatike e Kroacisë përfshinë rrypin bregdetar të ndarë nga malet e larta.
Bregdeti Adriatik i Kroacisë paraqet gjatësinë më të madhe në botë. Ka 1246 ishuj me vijë bregdetare 4058 km, gjatësia totale e bregdetit kryesor është 1777 km. Ishulli më i madh është Cresi. Ishuj tjerë të mëdhenjë janë Kërka, Braci, Hvari, Pagu dhe Korculla. Gadishujt më të mëdhenjë janë Istra dhe Peleshaci. Gjiri më i madh është Kvarneri.
Klima është mediterane dhe kontinentale. Klima kontinentale pre dominon me vera të nxehta dhe me dimra të ftohtë dhe me acar, vera të thatë përgjatë bregdetit.

Popullatė
Kroacia është e banuar më së shumti nga Kroatë 89.6%, Serbë 4.5%, Boshnjak 0.5%, Hungarezë 0.4%, Sllovenë 0.3%, Qekë 0.2%, Romë 0.2%, Shqiptarë 0.1%, Malazezë 0.1%, të tjerë 4.1 % (rezultatet e vitit 2001).
Katolicizmi është dominant prej 87.8%, ortodoks 4.4%, kristian tjerë 0.4%, Mysliman 1.3%, të tjerë dhe të pa cekur 0.9%, asnjë 5.2% (rezultatet e vitit 2001)

Qytetet
Kryeqyteti ėshtė Zagrebi.
Qytetet tjera janë: Dubrovniku, Osijeku, Rijeka, Spliti, Zara, Sllavonski Brodi, Pula, Karlovci, Sisaku, Trogiri, Shibeniku, etj.

Gjuha
Kroate

Sistem politik
Republikë Parlamentare

K Ė R K O

Keyword
 
 

LAJMET E UDHĖTIMEVE

RISI, RISI, RISI !!!

Ofertë e madhe për në Shqipëri: Hotele, tura, transfere në gjithë S


Vikendi në Ohër
Dy bujtje plus transporti vajtje&ardhje 69 euro për person.

Kompania jonë p


Bileta Udhëtimi
Me Aeroplan në gjithë botën, Autobus, Trajekt nga Shqipëria, Mali i Zi, Greqia..


VENETA TRAVEL CLUB

WEBMAIL LOGIN

Fjalėkalimi
Parolla

Copyright © Veneta Travel 2006
All rights reserved.

ArdhmeriaNet Internet Solutions