Pėrshtypjet e klientėve
dhjetor, 2009
Cila ėshtė ndėrtesa mė e lartė nė Prishtinė? - pyet guida jonė turistike, Leti - njė vajzė bullgare simpatike qė flet njė shqipe aq tė rrjedhshme e tė pasur sa do tė vinte nė siklet dhe njė gjuhėtar tė Institutit Albanologjik. Pallati i shtypit, 87 m i lartė me 18 kate', mė erdhi mua menjėherė nė mendje, pasi e shoh ēdo ditė rrugės pėr punė. Tani imagjinoni njė ndėrtesė sa 10 herė pallatin e shtypit me 160 kate. Shikoni nė tė majtė!, ėshtė ndėrtesa mė e lartė nė botė, e famshmja "Burj Dubai" nė qendėr tė Dubait, nė rrugėn Sheik Zayed. Ajo ngrihet 810 m drejt qiellit me vrull dhe duket si krijesė e ndonjė bote tjetėr.
Kjo ndėrtesė nuk ėshtė i vetmi rekord botėror i kėtij qyteti, vazhdon mė tej Leti duke na folur pėr mrekullitė e tjera tė kėtij qyteti qė duket sikur ka dalė nga faqet e njė strip-i tė vizatuar me fantazi tė shfrenuar tė ndonjė artisti futurist. Kėtu mė tej ndodhet qendra komerciale mė e madhe nė botė "Dubai Mall" me sipėrfaqe sa 50 fusha futbolli dhe me 1200 shitore tė ndryshme me firma nga mė tė njohurat nė botė. Gjithashtu, hoteli i famshėm "Burj Al Arab" i vetmi nė botė me 7 yje. Mė tej tregu i arit me unazėn mė tė madhe nė botė qė peshon 83 kg, ar 24 karatėsh, zbukuruar me nja 20 kg tė tjerė gurė tė cmuar. Dhe lista vazhdon e gjatė me rekorde botėrore nė qytetin e Dubait njė nga 7 Emiratet e Federatės sė Emirateve tė Bashkuara Arabe. Pamja e Dubait, pėr dikė qė mbėrrin natėn i pėrgjumur nė qytet, ėshtė dicka e vėshtirė pėr t'u besuar si e vėrtetė. Ai mė tepėr ngjan me njė ėndėrr a film fantastik ku grafika kompjuterike sfidon ligjet e fizikės. Veshja e punonjėsve tė sjellshėm tė aeroportit tė Dubait ėshtė veshja tradicionale arabe e bardhė dhe me shami nė kokė e quajtur "Dishdashah" ose "Thoub". Eshtė njėsoj - bėn shaka njė nga udhėtarėt - sikur punonjėsit e aeroportit tė Prishtinės dhe doganierėt tė vishnin tirqe dhe plisa tė bardhė nė kokė ndėrkohė qė skanojnė retinėn e syrit tė udhėtarėve me pajisje tė sofistikuara...
Hotelet e Dubait nuk janė tė famshėm nė botė vetėm pėr arkitekturėn moderne dhe luksin qė ofrojnė pa kursim. Ata janė tė famshėm dhe pėr shėrbimin e tyre tė shkėlqyer qe e bėn ēdo vizitor tė ndjehet sikur ėshtė ai vetė Emiri i Dubait. I kudondodhur por shumė diskret, shėrbimi ofrohet pikėrisht atėherė kur nevojitet, pa tė bezdisur, i pėrpiktė dhe shumė cilėsor. Nė njė hotel tė tillė vendosemi edhe ne, njė natė dhjetori kur temperatura nė qytet shėnon 21 gradė celsius. Gjatė ditės, temperatura shkon nė 30 gradė nė kėtė stinė tė vitit. Njė kohė e mrekullueshme pėr tė bėrė banjo dielli nė plazhin pranė ose buzė pishinės sė hotelit nė tarracėn e tij, pa menduar pėr tė ftohtin dhe stuhitė e borės nė Prishtinė. Fare pranė hotelit ndodhet njė tjetėr qendėr komerciale, "Burjuman" me mbi 300 shitore prestigjioze, e konsideruar si mė e vjetra nė njė qytet qė ėshtė vetėm 38 vjeē. Duket e pabesueshme por ėshtė e vėrtetė. Dubai modern ėshtė ndėrtuar nė njė kohė rekord prej vetėm 38 vitesh qė prej vitit 1971 kur u themeluan Emiratet e Bashkuara. Nė muzeun e qytetit ka shumė pak artifakte tė periudhave tė hershme historike, njė kasolle tipike arabe, njė varkė e vogėl e druri dhe njė pus qė tė kujton pėrpjekjet e vazhdueshme tė banorėve tė kėsaj ane tė botės pėr ujin e pijshėm. Ndryshe nga sa mund tė mendohet, zhvillimi i Dubait nuk ėshtė varur vetėm nė eksportin e naftės qė aktualisht pėrbėn vetėm njė pjesė tė vogėl tė tė ardhurave kombėtare, jo mė shumė se 6%. Dubai ėshtė zhvilluar pėr shkak tė tregtisė, modelit tė zonės sė lirė nga taksat dhe sė fundmi prej turizmit, tek i cili qyteti duket se po mbėshtet gjithnjė e mė shumė rritjen e tij.
Nė Dubai nuk ndjehesh kurrė i huaj. Vetėm 18% e popullsisė 2,6 milionshe tė Dubait ėshtė autoktone. Pjesa tjetėr ėshtė popullsi nga pjesa tjetėr e Lindjes sė Mesme dhe tė Largėt, nga Europa dhe Amerika. Kudo flitet anglisht, nė shitore, nė rrugė deri dhe nė zyrat e shtetit. Koha kalon shumė shpejt nė njė qytet si Dubai, ku ka aq shumė pėr tė bėrė dhe pėr tė parė. Shėtitjet e programuara nuk na ngopin, ndaj mbrėmjeve eksplorojmė nė kėmbė pjesė tė ndryshme tė qytetit qė shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 4,000 km2. Taksitė dhe shėrbimi urban janė fare tė lira (ēmimi i 1L naftė ėshtė vetėm 30 cent!) dhe shumė komode.
Gjelbėrimi i qytetit ėshtė dicka tjetėr qė tė bie nė sy. Nė Dubai bėhet njė betejė e vazhdueshme pėr tė shndėrruar shkretėtirėn nė njė vend tė gjelbėruar. Thuhet se pėr cdo metėr katror gjelbėrim nė Dubai shpenzohet rreth 10,000 USD nė vit. Por shkretėtira nuk ėshtė i vetmi vend qė po shndėrrohet nga zhvillimi nė Dubai. Ishulli gjigant artificial nė formė palme i ndėrtuar nė det nė Gjirin Persik ėshtė duke i shtuar rreth 520 km plazhe, shtėpi banimi, hotele dhe zyra tė reja qytetit tė Dubait. Por megjithatė forca dhe magjia e shkretėtirės ndjehet nė Dubai. Mjafton tė dilni nga qyteti me njė nga paketat e shumta turistike safari, pėr tė pėrjetuar emocionin qė mund tė provohet vetėm mes dunave tė pafundme tė rėrės nė kampet e Beduinėve rreth darkės me ushqime arabe dhe kėrcime tradicionale. Qyteti pėrshkohet deri nė thellėsi nga kanali qė vjen prej detit ku mund tė udhėtohet me anije duke shijuar pėrveē darkės sė pasur, edhe pamje tė bukura tė ndėrtimeve tė jashtėzakonshme tė qytetit. Gjatė ditės, panorama e qytetit mund tė shijohet edhe nga ajri, pėrmes ballonit ku mund tė provoni njė 'piknik' tė pazakontė nė 1500 m lartėsi. Pėr tė gjithė ata/ato qė kanė pasion shopping-un, Dubai ėshtė qyteti i ėndrrave. Nė ēdo qendėr komerciale tė Dubait mund tė shpenzoni njė ditė sikur tė ishte vetėm njė orė dhe nė fund tė ditės tė kuptoni se keni arritur tė shihni vetėm njė pjesė tė katit tė parė tė qendrės. Dhe, dita mbyllet me njė shfaqje tė mrekullueshme tė fontanave kėrcimtare nė dalje tė "Dubai Mall" njė shfaqje qė ndiqet nga qindra kureshtarė e turistė ēdo mbrėmje tė javės...
Aeroplani ngjitet me shpejtėsi nga aeroporti i Dubait dhe ne nuk mund tė heqim sytė nga dritaret e aeroplanit pėr tė vjedhur edhe njė shikim tė fundit mbi kėtė qytet tė pasur qė jo pa qėllim ėshtė quajtur "perla e Gjirit Persik"
Njė pesėshe me yll pėr Veneta Travel dhe partnerėt e saj, pėr paketėn e bukur dhe tė veēantė nė Dubai!
Ardian Lama
Menagjeri i Studios AFIDESIGN
Prishtinė
. |