038 222 232

Kërko Listo Hotelet

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Numri i yjeve:
  • Cmimi:
    • Numri i yjeve:
    • Cmimi:
    Kerko

Skijime

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Cmimi:
  • Kerko
Regjistrohu për oferta speciale.
Vera2014-ANTALIA, Hotelet me 2 fëmijë gratis
Hoteli Vendi i pari i dyti
Club Phaselis 5* UAI Kemer 11.99v 5.99v
Club Insula 5* UAI Alania 11.99v 11.99v
Amara Nature 5* UAI Kemer 12.99v 6.99v
Amara Dolce Vita 5* UAI Kemer 12.99v 6.99v
Limak Limra 5* UAI Kemer 14.99v. 14.99.v
Limak Atlantis 5* UAI Belek 14.99v. 14.99v.
Kervansaray Kundu 5* UAI Kundu 12.99v. 12.99v.
Kervansaray Lara 5* UAI Lara 12.99v. 12.99v.
VALA E KATËRT E ZBRITJEVE - Antalia2014 Earlybooking -25%, afati 30/04/14
Hoteli Vendi Zbritja Afati
Royal Adam&Eve 5* UAI Belek 20% 30.04.14
Sealife Resort 5* AI Lara 25% 30.0414
Club Phaselis 5* UAI Kemer 20% 30.04.14
Simena Village UAI Kemer 25% 30.04.14
Le Chetau DePrest.5*UAI Kemer 25% 30.04.14
Crystal Admiral 5* UAI Side 15% 30.04.14
Rixos Lares 5* AEAI Lara 15% 30.04.14
Delphin Botanik 5* UAI Alanya 20% 30.04.14
Q Premium 5* UAI Alanya 25% 30.04.14
Mukarnas 5* UAI Alanya 25% 30.04.14
Hedef Resort 5* UAI Alanya 15% 30.04.14
Saphir Hotel 4* AI Alanya 15% 30.04.14
Miracle Resort 5* UAI Lara 20% 30.04.14
Rixos Premium 5* AEAI Belek 15% 30.04.14
Gloria Verde 5* AIS Belek 15% 30.04.14
Utopia World 5* UAI Alanya 20% 30.04.14
MC Arancia 5* UAI Alanya 15% 30.04.14

www.traveltokosovo.com

KOSOVA

Kompania jonë për herë të parë në Kosovë, përveç turizmit të jashtëm (outgoing) e ofron edhe Kosovën (incoming) si një destinacion të ri dhe shumë pak i eksploruar për turistët e jashtëm dhe vendor.
Kjo bëhet e mundur duke ju falenderuar një guide të mrekullueshme që e kemi përgaditur, autobusët dhe kombibusët tanë (në pronësi) të nivelit më të lartë në Kosovë dhe udhëheqësit tanë me një edukim të lartë profesional. Kosova gjindet në pjesën qendrore të Ballkanit. Në pjesën veriperëndimore, veriore dhe verilindore kufizohet me Serbinë, në perëndim me Malin e Zi, në juglindje me Maqedoninë dhe në jug dhe jugperëndim me Shqipërinë.
Ka një sipërfaqe prej 10,887 km2, dendësia e popullsisë është rreth 230 banorë në 1 km2. Lartësia mbidetare mesatarisht është 800 m, maja më e lartë është Gjeravica 2565 m.

Klima: në pjesën më të madhe dominon klima kontinentale, që karakterizohet me verëra të ngrohta dhe dimëra të ftohtë me ndikime mesdhetare dhe alpike.

Hidrografia: ka disa lumenjë: Drini i Bardhë, Ibri, Lepenci, Sitnica, Llapi, Morava e Binqes, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deqanit, etj. Ka edhe një numër të madh burimesh karstike, të ujërave termale, minerale, lugina akullnajore dhe liqene artificiale dhe natyrale. Liqenjtë kyesor janë: Gazivoda, Radoniqi, Batllava, Badovci, etj.
Klikoni në www.shpetim-p.20m.com do të gjeni disa imazhe të Kosovës.

Sipas një vlerësimi të përgjithshëm - jo zyrtar, Kosova ka rreth 2.5 milion banorë.
Përkatsia kombëtare e popullsisë është: shqiptar 93%, serb 3%, 4% janë turq, boshnjak, rom, kroat, malazez.
Ndërsa sa i përket përkatësisë fetare në Kosovë shumica e popullsisë janë mysliman (të sektit sunitë, ka edhe një pjesë të vogël bektashijë) rreth 83% (shqiptarë, turq, boshnjak, rom). Katolik (shqiptar, kroat) dhe Ortodoks (serb, malazez).
Është karakteristikë shumë pozitive se në Kosovë edhe në të kaluarën edhe tani egziston një nivel shumë i lartë i tolerancës fetare, e cila mund të jetë shembull për gjithë globin.
(Për hirë të sinqeritetit dhe korrektsisë ju njoftojm se këto të dhëna rreth popullsisë janë të përafërta, por jo 100% të sakta, sepse në Kosovë për një kohë të gjatë nuk kemi një regjistrim të popullsisë. Në emër të Kompanisë Veneta Travel Ju falenderojm për mirëkuptim). 

Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina (rreth 650 000 banorë). Qytetet tjera të rëndësishme të Kosovës janë: Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Klina, Podujeva, Theranda, Dardana, Deçani, Rahoveci, Malisheva, Vitia etj.

Në Kosovë egzistojn këto gjuhë: shqipe, serbe, turke, boshnjake, rome.
Sa i përket gjuhëve të rëndësishme botërore posaçërisht, gjenerata e re e Kosovës e flasin: gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, etj. 

Rregullimi politik është Republikë Parlamentare.
Kosova pas një pritje të gjatë, më 17.02.2008 u shpall shtet i pavarur, i pranuar nga shumë shtete të botës.

 

__________________________________________________________________________________________________________________________________

4 DITË, Prishtine dhe Juglindja e Kosoves

Prishtinë-Graçanicë-Gadime-Prizren-Gjakovë-Mirushë




 Kosova një gërshetim i kulturës antike, shumë të zhvilluar të hershme dhe të vonshme mesjetare dhe moderne



 Në hapësirën e Kosovës janë evidentuar 1300 objekte kulturore, nga të cilat 500 janë të një rëndësie të madhe, kurse 61 janë shpallur me rëndësi të jashtzakonshme.


Dita e parë

Arritja në Prishtinë. Xhiro panoramike qytetit me autobus, vendosja në hotel dhe pasdite e lirë. Në mbrëmje shëtitje individuale përgjatë Bulevardit Nëna Terezë me mundësi të vizitave të kafiterive të njohura të Prishtinës, të cilat pavarësisht nga ditët e javës janë të mbushura me vizitorë, të cilat janë të hapura deri në orët e vonshme të mbrëmjes. Kthimi individual në hotel. Fjetje.

Dita e dytë
Mëngjesi (tavolinë suedeze). Xhirovizitë objekteve kulturo-historike të qytetit: Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut e ndërtuar më 1461 (Xhamia e madhe), Xhamia e Mesme, Xhamia e Qarshisë (e ndërtuar nga Sulltan Bajaziti në vitin 1389), Sahat Kulla, Muzeu i Kosovës, Muzeu Etnografik, objekti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (më parë objekti i administrimit të Vilajetit të Kosovës) …
Rreth mesditës shkuarje me autobus në periferi të Prishtinës. Fillimisht në Gazimestan – vendi ku u zhvillua beteja e njohur në mes ushtrisë Osmane dhe koalicionit të popujve ballkanik me emrin Beteja e parë Kosovës më 15 qershor 1389.
Më pas vizitë Tyrbes së Sulltan Muratit në Mazgit (vendi ku Millosh Kopiliqi e vrau Sulltan Muratin).
Sipas legjendës Millosh Kopiliqit pasi osmanët ja pren kokën si dënim për vrasjen e Sulltan Muratit, trupi i tij fluturoi dhe duke fluturuar, një grup grash duke larë petkat te një krua e panë dhe nga habia thanë: “shihni një trup pa kokë si po fluturon”. Trupi i Milloshit ju përgjigj: ”unë pa kokë, ju pa sy”, në atë moment gratë u verbuan, kurse trupi i Milloshit ra në tokë pasi i doli shpirti.
Pasdite shkuarje në Graçanicë për t’a vizituar Manastirin e Graçanicës dhe më pas në periferi të saj vizitë qytetit të lashtë të Ulpianës - ndër objektet më të rëndësishme të trashigimisë kulturore antike të Kosovës.
Vizitë Shpellës së njohur të Gadimes.
Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për pushim apo aranzhime individuale në qytet. Fjetje.

Dita e tretë
Mëngjes i hershëm. Nisja për qytetin e Prizrenit (ish kryeqyteti i Kosovës) për një vizitë gjithëditore. Arritja në Prizren rreth orës 10.00 min. xhiro panoramike qytetit me autobus, vendosja në hotel rreth orës 10.30
Pas një relaksimi të shkurtër dalje në qytet për t’i vizituar vendet më të rëndësishme kulturo-historike të cilat janë të shumta.
Lidhjen e Prizrenit së bashku me muzeun e Lidhjes – ky është vendi ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor 1878, me qëllim që viset shqiptare të fitojn autonominë nga Perandoria Osmane dhe kundër coptimit të tokave shqiptare, hamamin e Prizrenit, hamami i Gazi Mehmed pashës, Shadërvani i Prizrenit, Bunarllëku, xhaminë e Mehmet Pashës (1561), xhaminë e Sinan Pashës (1615), xhamia e Emin Pashës, xhamia e Saraçhanës (Kukli Begut), minareja e Arasta xhamisë, xhamia e Myderizit, xhamia e Suzi Çelebisë, xhamia e Mustafa Pashës, Namasxha xhamia, kishën e Levishës, vepra trashëgimtare e mbretit Millutin (1307), kishën e Shën Spasit, veprën trashëgimtare të fisnikut të Dushanit – Mlladen Vlladojeviqit, dekada e katërt e shekullit XIV, kisha e Shën Premtes, kisha e Shën Gjergjit, Manastiri i Kryeengjëjve, Ura e Vjetër, Kalaja e Prizrenit, Sahat-kulla dhe Muzeu Arkeologjik i regjonit të Prizrenit, Kondatedrala Zonja Ndihmëtare...
Arkitekturë folklorike: Shtëpia e Musa Shehzades, Shtëpitë e Sarajit, Shtëpia e sheh Hasanit, Shtëpia e Shaup pashës, Shtëpia e Ismet Sokolit, Shtëpia e Adem aga Gjonit, Shtëpia e Gani Dukagjinit.
Rreth orës 15.30 largimi nga qyteti i Prizrenit, për të shkuar në periferi, në Vërmicë për drekim në restorantin shumë të njuhur të peshkut "Mifabeli", ku servohet trofta.
Pas mbarimit të drekës rreth orës 17.30 kthimi në Prizren për të vazhduar në fshatrat e Reqanit për një relaksim të vërtetë në këto vende të rrala ku ka restorante të veqanta e rrethuar me një natyrë shumë të bukur me një lartësi të madhe mbidetare, për të qëndruar deri në orët e mbrëmjes.
Kthimi në hotel rreth orës 20.30 min. Kohë e lirë për dalje individuale në qytet. Fjetje.

Dita e katërt
Mëngjesi. Lëshuarja e hotelit dhe nisja për qytetin e Gjakovës.
Xhiro panoramike qytetit me autobus, shëtitje këmbë në qendër të qytetit. Vizitë Qarshisë së Vjetër, ku do të njiheni me një arkitekturë të veqantë e cila është e vjetër më tepër se dyqind vjet (fatkeqësisht gjatë represionit serb më 1999 një pjesë e madhe e saj është djegur, por është bërë një renovim i bazuar në arkitekurën e vjetër).
Më pas shkuarja në Qabrat për një relaksim dhe prej nga mund t'a shihni tërë Gjakovën.
Rreth orës 12.00 nisja për në Prishtinë. Rrugës ndalje në Mirushë për të shijuar bukurinë e rrallë të Ujëvarave të Mirushës.
Arritja në Prishtinë rreth orës 15.00 dhe këtu përfundon programi i aranzhmait katër ditor në këtë pjesë të Kosovës.

ÇMIMI I ARANZHMANIT 95 EURO



Në ofertë është e përfshirë:
- tri bujtje me mëngjes – tavolinë suedeze në hotel me tre yje, në dhoma dyshe dhe treshe në Prishtinë,
- udhëheqësi shumëprofesional i agjensionit Veneta Travel gjatë tërë kohës së qëndrimit. Flet këto gjuhë: anglisht, gjermanisht, italisht, frengjisht, turqisht, greqisht, kroatisht, serbisht, shqip,
- transporti me autobusët të kompanisë sonë Veneta Travel me një nivel të lartë komoditeti: Setra 315 dhe Mercedes 404, të pajisur me Klimatizim, TV, DVD, WC, Navigacion…
- shpenzimet e organizimit të aranzhmanit

Në ofertë nuk është e përfshirë:
- biletat hyrëse në objektet kulturore (muzeume, kisha, manastire, xhami, shpella,tyrbe), të cilat zakonisht nuk janë të shtrenjta dhe në të shumtën e rasteve në kuadër të biletës hynë edhe shërbimi i ciceronit të objektit.
- dreka, darka gjatë kohës së qëndrimit apo ndonjë darkë e veqant me ndonjë shou muzikor dhe humoristik,
- shpenzimet individuale.

Oferta është bërë në bazë të 45 personave

Vërejtje:
aranzhmani është punuar sipas një ideje të arritjes së grupit në ora 12.00 të ditës së parë, deri në ora 12.00 të ditës së fundit. Mirpo aranzhimi mund të bëhet edhe sipas kërkesës duke e respektuar të gjithë substancën e vizitave të parapara. Nëse grupi arrinë në Prishtinë në mëngjes e njëjta gjë mund të realizohet edhe me tri ditë dhe dy bujtje. 


_____________________________________________________________________________________________________________________________________

 4 DITË, Prishtine dhe perendim te Kosoves


PRISHTINË-GRAÇANICË-PEJË-DEÇAN-ISTOG-GADIME







Kosova një vend i vogël në zemër të Ballkanit. Gjurmët e një historie të lashtë.

 Dita e parë
Arritja në Prishtinë. Xhiro panoramike qytetit me autobus, vendosja në hotel dhe pasdite e lirë.
Në mbrëmje shëtitje individuale përgjatë Bulevardit Nëna Terezë me mundësi të vizitave të kafiterive të njohura të Prishtinës, të cilat pavarësisht nga ditët e javës janë të mbushura me vizitorë, të cilat janë të hapura deri në orët e vonshme të mbrëmjes.
Kthimi individual në hotel. Fjetje.

Dita e dytë
Mëngjesi (tavolinë suedeze). Xhirovizitë objekteve kulturo-historike të qytetit: Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut e ndërtuar më 1461 (Xhamia e madhe), Xhamia e Mesme, Xhamia e Qarshisë (e ndërtuar nga Sulltan Bajaziti në vitin 1389), Hamami i Prishtinës, Sahat Kulla, Muzeu i Kosovës, Muzeu Etnografik, objekti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (më parë objekti i administrimit të Vilajetit të Kosovës) …
Rreth mesditës shkuarje me autobus në periferi të Prishtinës. Fillimisht në Gazimestan – vendi ku u zhvillua beteja e njohur në mes ushtrisë Osmane dhe koalicionit të popujve ballkanik me emrin Beteja e parë e Kosovës më 15 qershor 1389. Më pas vizitë Tyrbes së Sulltan Muratit në Mazgit -vendi ku Millosh Kopiliqi e vrau Sulltan Muratin.
Sipas legjendës Millosh Kopiliqit pasi osmanët ja pren kokën si dënim për vrasjen e Sulltan Muratit, trupi i tij fluturoi dhe duke fluturuar, një grup grash duke larë petkat te një krua e panë dhe nga habia thanë: “shihni një trup pa kokë si po fluturon”. Trupi i Milloshit ju përgjigj: ”unë pa kokë, ju pa sy”, në atë moment gratë u verbuan, kurse trupi i Milloshit ra në tokë pasi i doli shpirti.
Pasdite shkuarje në Graçanicë për t’a vizituar Manastirin e Graçanicës së bashku me kishën e ndërtuar rreth vitit 1315 dhe më pas në periferi të saj vizitë qytetit të lashtë të Ulpianës - ndër objektet më të rëndësishme të trashigimisë kulturore antike të Kosovës.
Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për pushim apo aranzhime individuale në qytet. Fjetje.

Dita e tretë
Mëngjesi i hershëm dhe nisje për qytetin e Pejës – ndër vendet më të bukura të Kosovës. Arritja në Pejë rreth orës 10.30 min. Xhiro panoramike qytetit me autobus, vizitë Mullirit të Haxhi Zekës (patriot i njohur shqiptar dhe prijës i Lidhjës së Pejës), vizitë Patrikanës së Pejës (daton nga shekulli i XIII) dhe me autobus ngjitja në Bjeshkët e bukura të Rugovës, të cilat definitivisht paraqesinë zonën më të bukur të Kosovës.
Pasdite shkuarja në Deçan për t’a vizituar Manastirin e Deçanit (veprën trashëgimore e mbretit Stefan Deçanskit dhe Stefan Dushanit, 1327-1335) dhe për t’a shijuar gjithashtu një bukuri të rrall natyrore.
Më pas shkuarje në Radavc te burimi i Drinit të bardhë, për të vazhduar në qytetin e Istogut dhe një pushim në restoranin e bukur – Trofta në të cilin servohet posaqërisht ushqimi i peshkut trofta – shumë i njohur në Kosovë. Pas darkës kthimi në Prishtinë. Fjetje.
Në mbrëmjen e ditës së tretë, në ora 20.00 për një relaksim do t’ju propozonim një darkë të lehtë, në njërin nga restorantet e Prishtinës, me djathra, sallata, qyfte, qebapa, sugjuk, ujë pa gaz dhe me gaz, lëngje, verëra, birra, raki vendi, të gjitha këto prodhime kosovare. Me muzikë tradicionale të vjetër qytetare..
Kjo darkë është fakultative dhe kushton 25 euro për person.

Dita e katërt
Mëngjesi. Lëshuarja e hotelit dhe në përfundim të turit shkuarje në Gadime për t’a vizituar Shpellën e njohur të Gadimes dhe për t’a përfunduar turin katër ditore në Kosovë.

ÇMIMI I ARANZHMANIT 95 EURO

Në ofertë është e përfshirë:
- tri bujtje me mëngjes – tavolinë suedeze në hotel me tre yje, në dhoma dyshe dhe treshe në Prishtinë,
- udhëheqësi shumëprofesional i agjensionit Veneta Travel gjatë tërë kohës së qëndrimit. Flet këto gjuhë: anglisht, gjermanisht, italisht, frengjisht, turqisht, greqisht, kroatisht, serbisht, shqip,
- transporti me autobusët të kompanisë sonë Veneta Travel me një nivel të lartë komoditeti: Setra 315 dhe Mercedes 404, të pajisur me Klimatizim, TV, DVD, WC, Navigacion…
- shpenzimet e organizimit të aranzhmanit

Në ofertë nuk është e përfshirë:
- biletat hyrëse në objektet kulturore (muzeume, kisha, manastire, xhami, shpella,tyrbe), të cilat zakonisht nuk janë të shtrenjta dhe në të shumtën e rasteve në kuadër të biletës hynë edhe shërbimi i ciceronit të objektit.
- dreka, darka gjatë kohës së qëndrimit apo ndonjë darkë e veqant me ndonjë shou muzikor dhe humoristik,
- shpenzimet individuale.

Oferta është bërë në bazë të 45 personave

Vërejtje:
aranzhmani është punuar sipas një ideje të arritjes së grupit në ora 12.00 të ditës së parë, deri në ora 12.00 të ditës së fundit. Mirpo aranzhimi mund të bëhet edhe sipas kërkesës duke e respektuar të gjithë substancën e vizitave të parapara. Nëse grupi arrinë në Prishtinë në mëngjes e njëjta gjë mund të realizohet edhe me tri ditë dhe dy bujtje.