Call us: +381 38 222 232

Kërko Listo Hotelet

  • Prej - Deri më:
    -
  • Shteti:
  • Regjioni:
  • Destinacioni:
  • Qendrimi:
    • Numri i yjeve:
    • Cmimi:
    • Sherbimi:
    Kerko Kerkim i avansuar

Skijime

  • Prej - Deri më:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Qendrimi:
  • Kerko

Kujdesi per klientë

Shitje përmes telefonit
+377 44 141 282
info@veneta-travel.com

Regjistrohu dhe fito!

Behuni pjesemarrës ne lojën shpërblyese ku do për çdo rezervim mund të fitoni 50 € zbritje!

Agjentët

Të dhenat e kyçjes nuk janë të sakta!
Regjistrohu




Rreth Nesh


PREZANTIMI I KORPORATËS


  1. Histori e shkurtër

Viti 1991 - Veneta Travel si koncept ideor aktivisht është zhvilluar nga viti 1991.

Viti 1996 - Si entitet profitabil biznesor eshte regjistruar ne vitin 1996.

Viti 2000 – Veneta Travel merr licencën e parë në Kosovë si brokeri i parë i licensuar në Kosovë për sigurimin e shëndetit në udhëtim, nga Autoriteti i Bankave dhe Pagesave të Kosovës. Licenca numër 010.

Viti 2006 – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë fillon me lëshimin e parë të licencave për industrinë e udhëtimeve dhe turizmit në Kosovë. Me këtë rast Veneta Travel merr licencën e Turoperatorit me nr. 31.

Viti 2007 – Veneta Travel merr licensën si agjent i akredituar i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, nr. 95-2 1164 2.

Viti 2007 – Pas vendimit të menaxhmentit të Veneta Travel për të ofruar shërbimet e transportit publik rrugor të udhtarëve, ne pajisemi me licencen nr. 379/2007 nga Ministria e Transportit të Kosovës.

Viti 2011 – Pas investimit kapital të menagjmentit të saj, Veneta Travel vendoset në lokacionin e saj të ri në Rr. Garibaldi 13/II.



  1. Pushimet me Veneta Travel

Pushimet në Turqi ofrohen në bashkëpunim me turoperatorë të fuqishëm turko-izraelit dhe me aviokompanitë me të suksesshme turke. Me këtë rast klientëve ju garantohet pushim kualitativ me çmimet me të volitshme konkurruese në Kosovë.

Për herë të parë në Kosovë duke filluar nga viti 2006 e tutje, ofron pushime atraktive edhe në Rivijerën e Egjiptit, Spanjës, Greqisë dhe Bullgarisë.


  1. Aviobiletat

Pas inkuadrimit në tregun e Kosovës të IATA-BSP sistemit, Veneta Travel ka kënaqësinë t'ju ofrojë çdo biletë për çdo destinacion botërorë, pa marrë parasysh se nga cili aeroport do te niset klienti ynë.

Njëkohësisht në kemi oferta të mira edhe me aviokompanitë të cilat ofrojnë fluturime çarter nga Kosova.


  1. Aranzhmane Turistike

Adresa më profesionale në Kosovë sa i përket aranzhaneve turistike në Kosovë është Veneta Travel. Këtë e dëshmojmë me satisfaksionin që klientët tonë tregojnë gjatë udhëtimeve me ofertat tona. Disa nga ofertat tona janë: Shoping në Selanik, Pritjet e Vitit të Ri, Shën Valentini, 8 Marsi, 1 Maji, Banjat në Sandanski, Udhëtime të Largëta në Republikën Domenikane dhe Brazil e shumë të tjera gjatë gjithë vitit.


  1. Skijime

Në bashkëpunim me hotelier të suksesshëm në ofrojmë këto destinacione për skijime: Bullgari, Francë, Slloveni dhe Maqedoni. Çmimet të cilat ne i ofrojmë janë me të lirat në Kosovë dhe konkurrente në rajon.


  1. Pushime ne Anije - Cruises

Veneta Travel është përfaqësuese gjenerale e kompanisë më të madhe në Europë “MSC Cruises”. Pushimet tona në anije përfshijnë; Mesdheun, Evropën Veriore, Lindjen e Mesme, dhe Karaibet. Në një pushim të vetëm me anije ju mund të vizitoni deri në 3 kontinente.   


  1. www.VenetaStudentService.com

Ofertat e ndryshme si: work & travel, camp counselor, internship & trainee program, USA high school, biletat e aeroplanit, përbëjnë ofertën më të kompletuar sa i përket shërbimeve për studente në Kosovë.

Kartelat e zbritjeve: për student - ISIC card, për profesorë /arsimtarë - ITIC card, për të rinjtë - IYTC card do të lëshohen për herë të parë nga një pikë e autorizuar në Kosovë në zyrën e “Veneta Travel”. Këto kartela ofrojnë 40,000 zbritje në mbi 120 shtete, përfshirë Kosovën.


  1. www.TravelToKosovo.com

Tani turistët e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën do të kenë mudësinë të rezervojnë; hotelet në Kosovë, turat nëpër Kosovë, transfertat e aeroportit, rent-a-car, restourantet në Kosovë, guidat turistike, skijimet në Kosovë të gjitha në një webfaqe moderne me plotë informacione në gjuhën angleze.