038 222 232

Kërko Listo Hotelet

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Numri i yjeve:
  • Cmimi:
    • Numri i yjeve:
    • Cmimi:
    Kerko

Skijime

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Cmimi:
  • Kerko
Regjistrohu për oferta speciale.
+
Maldive
Hoteli Ditet Nisja Çmimi
Adaaran Rannanhli 4* 8 ditë 05.03.15 1399€
Gangehi Resort 5* 8 ditë 05.03.15 1485€
.
Hoteli Qyteti Netët Çmimi
Grand Hot. Bansko Bansko 7netë 195€
Ivan Rilski Bansko 7netë 239€
Perun Lodge Hotel Bansko 7netë 272€
St George Spa Bansko 7netë 226€
Hotel Rila Borovec 7netë 441€
Hotel Regnum Bansko 7netë 258€
Hotel Strazhite Bansko 7netë 379€
.
Vendi Nisja Netët Çmimi
Paris 29.12.14 4netë 449€
Stamboll 31.12.14 4ditë 325€
Mavrovë / Hotel Bistra 31.12.14 3ditë 170€
Mavrovë / Hotel Makpetrol 31.12.14 3ditë 159€
.
Aranzhmani Nisja Ditët Çmimi
Vikend ne Ohër 31.01.15 2ditë 45€
Shoping ne Selanik 20.02.15 3ditë 89€
Vikend në Stamboll 06.02.15 3ditë 209€
Pavarsia në Sandanski 14.02.15 3ditë 129€
Shën Valentini Dubai 12.02.15 5ditë 595€
Shoping në Sofje 06.02.15 3ditë 89€
Shën Valentini Venedik 14.02.15 4ditë 274€
Dubrovnik 27.03.15 3ditë 99€
.
Hoteli Qyteti Ditët Çmimi
Aspen Hotel Stamboll 3ditë 209€
Taxim Town Hotel Stamboll 3ditë 239€
Orka Royal Stamboll 3ditë 229€
Winchester Deluxe Hotel Dubai 5ditë 599€
Winchester Grand Hotel Dubai 5ditë 599€
Hotel Lebed Ohër 2ditë 45€
.
Hoteli Vendi Netë Çmimi
Hotel Sandanski Sandanski 2netë 73€
Hotel Medite Sandanski 1natë 19€
Hotel Park Pirin Sandanski 1natë 29€

Kushtet e Pergjithshme te Udhetimit

Bazuar në Ligjin e Turizmit dhe Shërbimet Turistike nr. 03/L-168 (të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të Republikës së Kosovës) dhe Udhëzimit administartiv për licencimin e veprimtarive të agjensioneve turistike, drejtori i N.SH.A.T. “Veneta Travel” me seli në Prishtinë, më datë 05.01.2011, në vijim vërteton:



KUSHTET E PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT

Rregullat e këtyre Kushteve të përgjithshme të udhëtimit janë pjesë përbërse të kontratës së udhëtimit ndërmjet udhëtarit dhe N.SH.A.T. “Veneta Travel” si organizator dhe është obligative për të dy palët kontraktuese, përveç rregullit të definuar të kontratës së veçantë me shkrim ose programit të udhëtimit.  

 
1. PARAQITJET, PAGESAT DHE KONTRATA
Udhëtari për udhëtim mund të paraqitet në të gjitha zyret e VENETA TRAVEL-it (në tekstin e mëtutjeshëm: organizatori) dhe agjensionet e autorizuara (në tekstin e mëtutjeshëm: agjent). Nëse agjenti në vërtetimin e udhëtimit nuk e cek rolin e vet si agjent atëherë ai merr përgjegjësitë e organizimit të udhëtimit si organizatorë. Paraqitja bëhet e plotëfuqishme kur vërtetohet me përmbylljen e një kontrate me shkrim – paraqitja për udhëtim (në tekstin e mëtutjeshëm: kontratë). Me rastin e paraqitjes udhëtari është i obliguar të paguajë akontacion shumën prej 50% nga çmimi i aranzhmanit, ndërsa mbetjen e çmimit të kontraktuar, 15 ditë para fillimit të udhëtimit, nëse në programin e udhëtimit nuk është e përcaktuar ndryshe. Nëse udhëtari, në afat nuk e kryen pagesën në tërësi, konsiderohet se ka heq dorë nga udhëtimi. Nënshkrimin e kontratës së udhëtimit nga ana e njërit udhëtar konsiderohet se të gjithë udhëtarët nga kontarta kanë pranuar këto kushte të udhëtimit dhe se pagesa e akontacionit llogaritet si pagesë për të gjithë udhëtarët (dhe jo vetëm për njërin udhëtar të caktuar). Nëse vjen deri te dorëheqja nga aranzhmani, rregullat e dorëheqjes vlejnë për të gjithë udhëtarët evident në kontratë.     

2. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT janë:
Që me udhëtarin të bëjë një kontratë të udhëtimit dhe udhëtarit t’i dorëzoj programin e shkruar të udhëtimit (në tekstin e mëtutjeshëm: programi i udhëtimit) dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit (në tekstin e mëtutjeshëm: kushtet e përgjithshme) dhe t’a informoj qartë për ofertën rreth kushteve të sigurimit në udhëtim – (në tekstin e mëtutjeshëm: pakoja e sigurimit në udhëtim); T’ja paguaj në përpjestim diferencën reale të çmimit të kontrakruar dhe çmimit të udhëtimit të zbritur në përpjestim me moskryerjen ose kryerjen jo plotësisht të shërbimit (në tekstin e mëtutjeshëm: zbritje e çmimit) me rastin e paraqitjes me kohë dhe të bazuar me shkrim të reklamimit – vërejtjes së udhëtarit, në kuadër të ligjit dhe këtyre kushteve të udhëtimit, përveq nëse lëshimet në realizimin e programit të udhëtimit kanë ardhë: me fajin e udhëtarit ose i barten personit të tretë i cili nuk ka qenë ofrues i kontraktuar i drejtpërdrejt i shërbimit në realizimin e programit të udhëtimit, në ndikim të fuqisë mbinatyrore ose ndodhive të paparashikueshme në të cilat organizatori nuk ka ndikim dhe të cilat janë si pasojë e paevitueshme edhe përkundër zbatimit të kujdesit të thellë ose disa ndodhive tjera të cilat organizatori nuk ka patur mundësi me i parashikue dhe me i eliminue; Në përputhje me traditën e mirë afariste në këtë fushë përkudeset për të drejtat dhe interesat e udhëtarit; që para nisjes në udhëtim udhëtarit t’ja jap emrin, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqsuesit lokal, përkatësisht agjensiont lokal partnerit të organizatorit.     

3. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT janë:
Që në menyrë të detajuar të njihet me programin e udhëtimit dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit, të informohet për përmbylljen fakultative të kontratës së sigurimit me të cilën mbulohen shpenzimet e dorëheqjes nga ana e udhëtarit ose shpenzimet e ndihmës, përfshirë edhe riatëdhesimin në vendin e vet në rast fatkeqësie ose smundjeje dhe me përmbylljen e kontratës (në emrin e vet ose në emrin e shfrytëzuesit që për nevoja të tij nënshkruhet kontrata) e vërteton se i pranon në tërësi; Të bëjë pagesën e çmimit të kontraktuar  sipas kushteve, afateve dhe në mënyrën si e përcakton kontrata, sipas kushteve të përgjithshme dhe programit të udhëtimit;  Që organizatorit me kohë t’ja dorëzoj të gjitha shënimet e sakta dhe komplete dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e udhëtimit dhe garanton që ai, dokumentet e veta, bagazhin, etj. i përmbushin kushtet e përcaktuara në bazë të rregullave të vendit tonë, tranzite dhe vendet e destinacionit (kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe rregullave të tjera) dhe sipas zgjedhjes personale të siguroj polisën e sigurimit në udhëtim; të paguaj dëmin që i bënë direkt ofruesit të shërbimit ose palës së tretë me shkeljen e rregullave ligjore dhe rregullave tjera  dhe këtyre kushteve të përgjithshme; Të caktoj personin tjetër që në vendin e tij të udhëtoj (me kusht që ajo palë t'i plotësoj kushtet e parapara të atij udhëtimi) dhe organizatorit t’ja kompenzoj shpenzimet reale të dala me rastin e ndrrimit të udhëtarit dhe në mënyrë solidare të merr pësipër pjesën e papaguar të aranzhmanit përkatsisht programit të udhëtimit; Para nënshkrimit të kontratës t’a informoj përmes sajtit të Ministrisë të Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës (www.mfa-ks.net)  ose në ndonjë mënyrë tjetër për vendet të ashtuquajtura me rrezik të lartë ose mesatar; Që më së voni 24 orë por jo më herët se 48 orë të informoj guidatorin-përfaqësuesin për kohën e sakt të kthimit.

4. ÇMIMI DHE PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË UDHËTIMIT
Çmimet për të gjitha udhëtimet janë të dhëna për person në bazë të akomodimit në hotel në dhoma dyshtretërshe, nëse në programin e udhëtimit nuk është e parashikuar ndryshe. Çmimet janë të formuara në bazë të politikës afariste të organizatorit dhe nuk mund të jenë subjekt diskutimi dhe reklamimi. Shërbimet e kryera jasht vendit (jasht programit të udhëtimit) udhëtari mund t'ia paguaj direkt në vend partnerit të organizatorit të udhëtimit. Çmimi i programit të udhëtimit përfshinë kombinimin e së paku dy  ose më shumë të këtyre shërbimeve të kualitetit mesatar zakonisht për destinacionin e dhënë dhe këto të: transportit, udhëheqësit turistik – përcjellësit, akomodimit, ushqimit dhe përgaditjes dhe organizimit të udhëtimit, për të cilat është kontraktuar çmimi unik të cilën udhëtari e paguan (në tekstin e mëtutjeshëm: shërbimet standarde) nëse për diqka tjetër nuk është paraparë me programin e udhëtimit ose veqanërisht e kontaraktuar.

Çmimi i aranzhmanit nuk përfshinë, nëse për diqka tjetër nuk është paraparë me programin e udhëtimit ose veqanërisht e kontraktuar, shërbimet: taksat e aeroportit, guidatorit turistik lokal, përfaqsuesit të organizatorit, animatorit turistik, programet fakultative, shfrytzimi i shezlloneve dhe umbrellave, marrja e vizave, biletat hyrëse në objekte dhe manifestime, sigurimi i udhëtarit dhe bagazhit, shërbimi - room service, shërbimi i barit të dhomës, klimatizimi, rekreacionet, mjekësore, telefonike, dhe shërbime tjera të ngjashme, shpenzimet e akomodimit në dhoma njështretërshe, dhomat me karakteristika të veqanta (shikimi, kati, madhësia, ballkoni, etj.) shujtat shtesë, etj. (në tekstin e mëtutjeshëm: shërbime të veçanta). Kushtet të cilat kanë të bëjnë me arritjen e zbritjes për fëmijë sikur edhe në përfitimet të cilat veçanërisht janë dhënë në programin e udhëtimit janë të determinuara direkt prej ofruesit të shërbimit dhe të njëjtat duhet interpretuar në mënyrë të kufizuar (p.sh. për fëmijët deri në dy vjeçar, është relevante data kalendarike kur fëmiu i mbush dy vjeç në raport me ditën e fillimit të udhëtimit).

Të gjitha llojet e shërbimit të cilat nuk janë të parapara me programin e udhëtimit udhëtari është i obliguar që veçanërisht me shkrim të kontraktoj me organizatorin. Ndërmjetsuesi nuk është i autorizuar që në emër të organizatorit të përmbyll ose të pranoj shërbime të veqanta të cilat nuk janë të parapara me programin e udhëtimit, perveq në rast të deklarimit të veçant me shkrim nga ana e organizatorit.

Organizatori nuk mundet me qenë përgjegjës para udhëtarit për shërbimet fakultative dhe me vonë të kryera të cilat i kryen dhe i paguan te partneri i jashtëm, përkatsisht ofruesi i drejtëpërdrejt i shërbimit kurse nuk kanë qenë të parapara me programin e udhëtimit dhe të kontraktuara me shkrim.

Organizatori përgjigjet vetëm për shërbimet e përshkruara që i përmbanë në programet e veta të udhëtimit dhe nuk përgjigjet për përshkrimet e shërbimeve në katalogjet – publikimet ose në websajtet e ofruesit të drejtpërdrejt të shërbimit sikur p.sh. hotelit etj.

Data e fillimit dhe e mbarimit të aranzhmanit e vërtetuar me programin e udhëtimit nuk nënkupton qëndrimin gjithëditor të udhëtarit në objektin akomodues, përkatsisht në destinacion. Koha-ora e nisjes ose arritjes të udhëtarit në objektin akomodues është i kushtzuar me procedurat në kalimet kufitare, gjendjes në rrugë, lejeve të organeve kompetente, kushteve teknike dhe kohore ose fuqisë mbinatyrore të cilat mund të ndikojnë në kohën e fluturimit të aeroplanit etj. Në të cilat organizatori nuk mund të ndikoj, dhe për këto arsye të lartëcekura nuk munden me qenë bazë e vrejtjeve-reklamimeve të udhëtarit. Dita e parë dhe e fundit të programit të udhëtimit janë të parapara për udhëtim (kurse kur është në pyetje lloji tjetër i transportit udhëtimi mund të zgjasë edhe më shumë ditë) dhe nuk nënkupton qëndrim në hotel ose vendin e zgjedhur – vetëm shënon ditën kalendarike ditën e fillimit dhe të mbarimit të udhëtimit, dhe për këtë udhëtari nuk ka të drejtë në ankesë-reklamim për shkak të fluturimit të mbrëmjes, të natës ose të mëngjesit të hershëm, hyrjes në dhomë në orët e vonshme të mbrëmjes, lëshimi i hotelit në orët e hershme të mëngjesit dhe të ngjashme.

Për avioaranzhmane koha e kontraktuar e fillimit të udhëtimit është takimi i udhëtarëve në aeroport i cili është së paku 2 orë më herët në raport me lajmrimin e parë të kohës së fluturimit nga ana e aviokompanisë. Në rast të shtyrjes së kohës së paraparë të fluturimit të aeroplanit organizatori nuk bartë asnjë lloj përgjegjësie, mirpo zbatohen rregullat nacionale dhe ndërkombtare nga fusha e aviotransportit. Sipas rregullave nisja – arritja, fluturimit-aterimit të aeroplanit tek fluturimet çarter është në orët e vonshme ose orët e hershme të mëngjesit edhe nëse p.sh. është e siguruar shujta fillestare ose përfundimtare në kuptimin “shujtë e ftohtë” jasht ose në objektin akomodues, konsiderohet se programi i udhëtimit është realizuar në tërësi.

Shërbimet e guidatorit turistik, përcjellsit turistik, guidatorit lokal turistik dhe animatorit turistik ose përfaqsuesit lokal të organizatorit të parapara me programin e udhëtimit nuk nënkupton praninë e tyre gjithëditorë dhe kontiunitiv, por vetëm kontaktin dhe ndihmën e domosdoshme-nevojshme ndaj udhëtarit sipas termineve paraprake të vërtetuara të kujdestarisë periodike të publikuara në tabelen reklamuese ose në një mënyrë tjetër të përshtatshme. Instrukcionet dhe udhëzimet e guidatorit turistik, përcjellsit turistik ose përfaqsuesit të organizatorit (veçanërisht në lidhje me kohën e nisjes, transportit, akomodimit, rregullat ligjore dhe të tjera etj.) e obligon udhëtarin kurse mosrespektimi i istrukcioneve të përmendura paraqet shkelje të këtyre kushteve të përgjithshme dhe të gjitha pasojat eventuale dhe dëmet në këtë rast i bartë udhëtari në tërësi.

Informacionet gojore dhe qfarë do lloj informacionesh tjera, të cilat kanë dallim nga programi me shkrim i udhëtimit ose nga kontrata e veçant me shkrim, nuk e obligon organizatorin dhe nuk munden me qenë bazë për objekt vrejtjeje ose reklamim i udhëtarit.

5. NDRYSHIMI I ÇMIMIT DHE E DREJTA E UDHËTARIT PËR DORËHEQJE
Organizatori i udhëtimit mund të kërkoj ngritjen e çmimit paraprakisht të kontraktuar më së voni 15 ditë para fillimit të udhëtimit nëse pas përmbylljes së kontartës ka ardhë deri te ndryshimi i kursit të këmbimit valutorë ose nëse ndërkohë ka ardhë deri te ndryshimi i tarifave të transportit dhe në ligjin e paraparë për këto raste. Për ngritjen e çmimit të publikuar deri në 10% nuk është i nevojshëm miratimi i udhëtarit. Nëse ngritja e çmimit ka të bëjë vetëm me pjesën e shërbimit për të cilin veq nuk është bërë pagesa nga ana e udhëtarit. Nëse ngritja e çmimit e kalon përgjithësisht 10% të çmimit të kontraktuar udhëtari mundet përmes rrugës së dorëheqjes me shkrim të bëjë shkëputjen e kontratës pa ndonjë obligim të dëmshpërblimit, mirëpo më së largu në afat deri në 48 orë nga lajmërimi me shkrim për ngritjen e çmimit, në të cilin rast ka të drejtë të kthimit të pagesës që i është bërë organizatorit. Nëse në afatin e lartëpërmendur udhëtari përmes rrugës me shkrim nuk e lajmëron organizatorin për dorëheqjen nga kontrata, konsiderohet se e ka pranuar çmimin e ri. Zbritja e mëvonshme e çmimit të arnanzhmanit nuk mundet me u llogaritë në kontratën veq të përmbyllur dhe nuk mundet me qenë bazë e qfarëdo vrejtjeje-reklamimi të udhëtarit në organizatorin.

6. KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
Objektet akomoduese dhe njësitë akomoduese, mjetet transportuese dhe shërbimet janë të përshkruara në bazë të kategorizimit zyrtar të vendeve domicile në kohën e kryerjes së programit të udhëtimit, janë të ndryshme dhe nuk janë të krahasueshme sipas destinacioneve, nuk janë edhe në të njëjtat destinacione. Ushqimi, komoditeti dhe kualiteti i shërbimit varet parasegjithash nga çmimi i aranzhmanit, të destinacionit të zgjedhur  dhe kategorizimit të përcaktuar sipas rregullave lokale–nacionale janë jasht mbikqyrjes dhe ndikimit të organizatorit. Të gjitha shërbimet e cekura në programin e udhëtimit nënkupton shërbimet standarde (standarde të kualitetit mesatar, të zakonshme dhe specifike për destinacione dhe vende të caktuara), të cilat si udhëtar që nuk i ka kontraktuar si shtesë shërbime të veçanta nuk ka bazë të paraqitjes së vrejtjes-reklamimit organizatorit.

 
7. AKOMODIMI, USHQIMI DHE TRANSPORTI
Nëse udhëtari nuk është marr vesh veçanërisht për akomodim të formës së veqant, do të pranoj qfarëdo lloj akomodimi i cili zyrtarisht është regjistruar si njësi akomodimi në objektin akomodues të përshkruar në programin e udhëtimit, pa marr parasysh veqoritë e udhëtarit, lokacioni dhe pozita e objektit, lartësia e katit, afërsia e zhurmës, parkingut dhe kushtet tjera. Akomodimi i kontraktuar mundet pa pajtimin e udhëtarit t’a ndrroj në objektin e kategorisë së njëjtë ose më të lartë në vendin e akomodimit të kontraktuar, në ngarkesë të organizatorit, kurse akomodimi në objekte të kategorisë më të ultë mundet me u krye me pajtimin e udhëtarit dhe kthimin e diferencës së çmimit udhëtarit në përpjestim me uljen e kategorisë të objektit akomodues.

Udhëtari merr obligimin e njohjes dhe respektimit të rregullave të sjelljes në objektin akomodues dhe posaqërisht në: deponim dhe ruajtjen e parave, gjerave të çmuara dhe me vlerë, marrja e ushqimit dhe pijeve në dhomë, respektimi i rendit, akomodimit dhe lëshuarjes së dhomës në kohë të caktuar, numrit të personave në dhomë, etj. Nëse nuk është kontraktuar ndryshe, akomodimi i udhëtarit në objekt mundësia më e hershme është pas orës 16.00 në ditën e fillimit të shfrytzimit të shërbimit, kurse lëshimi i objektit më së voni deri në ora 09.00 në ditën përfundimit të shfrytzimit të shërbimit. Udhëtari nuk ka të drejtë në refondim për shkak se vullnetarisht, përkatësisht me gabimin e tij shkakton lëshuarjen e parakohshëm të objektit akomodues, as në çmimin e shërbimit të hotelit, as në çmimin e transportit.      

Nëse ndryshe nuk është e kontraktuar, njësit akomoduese treshtretërshe dhe katërshtretërshe (dhomat, studiot, apartamentet dhe të ngjashme) sipas rregullave është në bazë të dhomës dy shtretërshe me një, përkatësisht me dy shtretër ndihmës, të cilët sipas rregullave janë me konstrukcion të drurit ose metalit në zbërthim dhe të cilët dukshëm e ulin kualitetin e akomodimit, nëse ndryshe nuk është e kontraktuar.

Funksionimi i klimatizimit në ojektet akomoduese është i ndryshëm sipas destinacioneve dhe objekteve dhe nuk nënkupton punën e saj në mënyrë të pandërprerë gjatë 24 orëve.
Përveq me qëllim ose papërgjegjësisë së rëndë organizatori nuk ka kurfarë përgjegjësie për lëndët, të cilat zakonisht nuk barten me vete. Për këtë udhëtarëve nuk ju preferohet, që në udhëtim të marrin me vete gjëra me vlerë kurse në të kundërtën, udhëtarit i preferohet që këto t’i dorëzoj në mënyrë të rregullt në ruajtje.

Organizatori nuk i përgjigjet udhëtarit për dëmin e shkaktuar për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore, rregullave të shkruara dhe zakoneve të vërtetuara nga ana e transportuesit, hoteljerëve dhe ofruesve tjerë të drejtpërdrejt të shërbimit.

Llojllojshmëria, cilësia e ushqimit dhe shërbimet i ushqimit, varet kryesisht nga shuma e çmimit të pakos, kategoria e objektit, destinacionit dhe zakonet lokale pa marrë parasysh nëse parimi i vetëshërbimit ose shërbimit (menya). Shërbimi ALL INCLUSIVE ose ALL INC. LIGHT dhe cilido shërbim tjetër nënkupton shërbimet sipas rregullave të brendshme të hotelit dhe nuk ka nevojë me qenë identike edhe brenda të njëjtës kategori në të njëjtin destinacion. Organizatori është i detyruar që me kërkesën e tij pasagjerit t’i dorëzoj krahas kontratës së shërbimeve të specifikuara për programe ALL INCLUSIVE, në qoftë se të njëjtat nuk janë të shënuara në katalogun ose programin e udhëtimit.
Mëngjesi, përveç nëse tregohet ndryshe në programin e udhëtimit, përfshin mëngjes kontinental. Nëse mbushja e kapaciteteve të hoteleve është nën 30%, hoteli ka të drejtë në vend të shërbimit vetëshërbim të shërbejë shërbim a la carte - shërbim.
Shërbimi i transferit dhe transportit të pasagjerëve do të thotë cilësi e standardit sipas rregullores në fuqi të vendit ku shërbimi realizohet dhe zbatohen rregullat, parimet dhe rregullat e vendosura nga transportuesi (p.sh. transporti në cilin çdo mjet të transportit nuk do të thotë vende të numëruara, dhe nuk përfshin ushqim dhe pije gjatë udhëtimit, përveç nëse kjo është veqanërisht e kontraktuar, etj).
Mospërputhj e të dhënave personale të dhëna organizatorit me të dhënat në pasaportën e udhëtarëve (emrat e pasagjerëve, etj.) mund të ketë si pasojë shkruarjen e re të biletës së aeroplanit, krahas shpenzimeve ose deklarimi i biletës të parregullt që pasojat i  bartë udhëtari. Udhëtari është përgjegjës për biletën e tij të aeroplanit që nga momenti kur atij i dorëzohet  në aeroport apo në agjensi. Nuk egziston mundësia e lëshimit të një bilete të aeroplanit duplikat, sikur edhe bording karta. Pasagjeri në tërësi i bartë pasojat e humbjes së saj ose zhdukja gjatë udhëtimit.

Transporti me autobus dhe transfertat me autobus kryhen me autobus standard turistik në përputhje me rregullat dhe kriteret të cilat vlejnë në vendin në të cilin është regjistruar transportuesi i autobusve të cilin e angazhon organizatori i udhëtimit.

Udhëtari ka obligim të paraqitjes së shembullt në mjetin e transportit (në qoftë se është nën ndikimin e alkoolit, drogës ose sjelljes së pashembullt - organizatori ka të drejtë të mos e pranojë në transport ose në prani të policisë t’a largoj nga mjeti i transportit kurse transporti i mëtejshëm për në destinacion do të jetë obligim i agjensionit, dhe në qoftë se një pasagjer nuk paraqitet për në hotel për shkak të largimit nga transporti do të zbatohet shkalla  e tërheqjes nga neni 10. Në mjetet e transportit ndalohet pirja e duhanit, konsumimi i mjeteve të drogave, alkoolit. Pasagjeri nuk guxon të shqetësojë me sjelljen e tij personat zyrtarë në autobus – vozitësit dhe guidatorët, përndryshe do të largohet menjëherë nga mjeti i transportit. Drejtimin rrugor, pushimin, vendin dhe kohëzgjatjen e tyre e përcakton guidatori - vozitësi. Guidatori-vozitësi ka të drejtë që për shkak të rrethanave të pashmangshme, të ndryshojë orarin e vozitjes, itinerarin e rrugës, ose radhitjen e vizitave të lokaliteteve. Udhëtari është i obliguar që të pranojë secilin vend të ofruar në mjetin transportues. Bartja e valixheve nga vendi i parkimit deri te njësia e akomodimit është obligim i udhëtarit (transporti do t’jet sa më afër akomodimit).
Nëse transporti i bagazheve nga parkimi në hotel i organizuar nga hoteli, organizatori nuk do të jetë përgjegjës për humbjen ose dëmtimin të bagazheve. Për gjëra të harruara në autobus, agjensioni nuk është përgjegjës. Detyrë e pasagjerëve është që valixhet dhe gjërat e veta personale qartë t’i shënoj, dhe se gjërat e veta personale me vlerë të mos i lë në autobusë (agjensioni nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre).
Agjensioni ka të drejtë që për transport të angazhoj të gjitha llojet e autobusve turistik që plotësojnë kriteret e përcaktuara për komoditetin e autobusëve (minibusi, autobusi ose autobusi dy katësh), pa informacionin paraprak të udhëtarëve për tipin e autobusit. Gjatë kohës së vozitjes në autobusët nuk janë në përdorim tualetet, përveç nëse ajo nuk është e lejuar. Pasagjeri ka obligim që të gjithë dëmin e shkaktuar në mjetin e transportit dhe objektin akomodues t’a kompensoj në vend.
Transporti i udhëtarëve me mjetet e transportit në linjën hekurudhore, detare, lumenjëve dhe liqenjëve bëhet dhe përgjegjësia e drejtpërdrejtë e këtyre transportuesve është përcaktuar në përputhje me rregullat që rregullojnë llojet e tilla të transportit.


8. DOKUMENTET E UDHËTIMIT, RREGULLAT SHËNDETËSORE DHE LIGJORE:        
Të gjitha kushtet janë të publikuara në programin e udhëtimit kanë të bëjnë ekskluzivisht për  shtetasit me pasaportë të Republikës së Kosovës. Organzatori nuk është përgjegjës dhe nuk është i detyruar që të njoftojë udhëtarët shtetas të vendeve tjera për kushtet (të vizës, doganore, shëndetësore, etj.) të cilat vlejnë për vendin e destinacionit ose vendin tranzit, është obligim i nënshtetasit të huaj për t’u informuar në konsullatën kompetente dhe pasagjeri vet duhet t’i siguroj kushtet e nevojshme dhe dokumentetme kohë dhe të rregullta. Udhëtari për të udhëtuar jashtë shtetit duhet të ket pasaportë të vlefshme me një periudhë të vlefshmërisëtë paktën 6 muaj nga dita e mbarimit të udhëtimit dhe në afat organizatorit t’i dorëzoj dokumente dhe shënime të rregullta komplete dhe të nevojshme për marrjen e vizës, nëse të njëjtën e siguron organizatori. Zyrtari i agjensisë organizatore ose  ndërmjetësuesi nuk janë tëautorizuar për të vërtetuar validitetin e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera. Kur organizatori ndërmjetëson në procesin e paraqitjes së dokumentacionit i njëjti nuk garanton marrjen e vizave as marrjen e vizave me kohë dhe nuk mbanë kurfarë përgjegjësie për parregullsinë e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera ose autoritetet kufitare apo autoritetet e imigracionit nuk e lejojnë hyrjen, tranzitin apo qëndrimin e mëtutjeshëm të udhëtarit. Nëse pasagjeri gjatë udhëtimit humb dokumentet e udhëtimit ose i vidhen, është i obliguar me shpenzimet e tij me kohë të sigurojë të rejat dhe bartë të gjitha pasojat e mundshme negative për këtë.

Udhëtari është i obliguar që të kontraktoj shërbime të veçanta në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, si p.sh. ushqimi specifik, karakteristikat e akomodimit etj. për shkak të smundjes kronike, alergjisë, invaliditetit etj. sepse në të kundërtën organizatori nuk merr kurfarë obligimi të veqant, përgjegjësi ose dëm mbi këtë bazë. Për udhëtim në vende, në të cilat vlejnë rregulla të veqanta të cilat përfshijnë vakcionimin ose posedimin e dokumentave të caktuara, është obligim i udhëtarit që të merr vakcinat e nevojshme dhe të siguroj vërtetime adekuate për këtë dhe në rast të pasojave eventuale vet mbanë përgjegjësi për dëmin.

Udhëtari është i obliguar në mënyrë strikte të respektojë rregullat doganore, valutore dhe të tjera të Republikës së Kosovës, tranzite dhe vendeve në të cilat qëndron, të cilat në rastin
e pamundësisë të vazhdimit të udhëtimit, përkatësisht qëndrimit dhe çdo gjë tjetër, të gjitha pasojat dhe shpenzimet i bartë vet udhëtari.

Nëse udhëtimi nuk mund të realizohet për shkak të lëshimeve në lidhje me dispozitat e kësaj pike, zbatohen dispozitat e pikës 10 të këtyre kushteve.


9. TËRHEQJA DHE NDRYSHIMI I PROGRAMIT TË UDHËTIMIT NGA ANA E ORGANIZATORIT:
Organizatori mund të tërhiqet ngakontrata plotësisht ose pjesërisht, në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të cilat, kanë ardhë gjatë kohës së mbajtjes së programit, janë shkaqe të arsyeshme për organizatorin që programin të mos e publikoj dhe kontratat të mos i përmbyll, në rast të numrit të pamjaftueshëm të lajmruar të udhëtarëve dhe rrethanave tjera objektive, për të cilat është i obliguar të njoftojë pasagjerët më së voni 5 ditë paranisjes së planifikuar të udhëtimit, me kusht që pasagjerëve t’ju bëjë rimbursimin e mjeteve të paguara në mënyrë të plotë më së voni 8 ditë nga data e anulimit. Nëse në programin e udhëtimit në mënyrë specifike nuk është deklaruar, për të realizuar udhëtimin,
numri minimal i udhëtarëve të paraqitur duhet të jet: për të udhëtuar me autobus 30 pasagjerë, për të udhëtuar me aeroplan në linje të rregullt nëEvropë 20 pasagjerë, për të udhëtuar në një linje ajrore transkontinentale 15 pasagjerë, në udhëtime posaçërisht të kontraktuaralinjave avio-çarter apo trenave ose hidrogliserëve të paktën 80% të kapacitetit të plotë.
Në rastin e një braktisje të plotë nga kontrata të organizatorit do të vazhdoj t’ju ofrojë pasagjerëve një program alternativ të udhëtimit për destinacionin e njëjtë ose në një tjetër, të cilin udhëtari e konfirmon me shkrim brenda 24 orëve pranimin ose refuzimin. Në rast të pranimit të kontratës së repasagjeri deklarohet se heq dorë nga çdo lloj ndjekje mbi çdo lloj baze juridike ndaj organizatorit të bazuar në kontratën fillestare të përmbyllur. Organizatori para dhe gjatë udhëtimit, për të cilën është i obliguar që pa vonesë, në mënyrën më të përshtatshme të njoftoj udhëtarët, mbanë të drejtë e ndryshimit të ditës ose orës së udhëtimit, si dhe të drejtën për të ndryshuar rrugën dhe nevojshmërinë e ndryshimit të programit të udhëtimit, nëse ndryshojnë kushtet për udhëtim (ndryshimi i orarit të fluturimit, ulje e detyruar, defekti i mjetit të transportit, tollovia në kufi ose në trafik, mbyllja e ndonjë lokaliteti të paraparë për t’u vizituar, ndryshimet në regjimin e vizave, situatën e sigurisë, fatkeqësitë elementare ose të tjera të jashtëzakonshme dhe rrethanat objektive dhe fuqia mbinatyrore), pa obligim të paguajë dëmet apo ndonjë përfitim tjetër t’ja kompenzoj pasagjerit. Në këto raste organizatori vet mbanë shpenzimet eventuale shtesë të ndryshimit të programit të udhëtimit. Në qoftë se udhëtimi i filluar për arsye objektive ndërprehet, organizatori ka të drejtë kompensimin e shërbimeve të vërteta të kryera.


Organizatori lirohet nga përmbushja e kontratës atëherë, kur pasagjeri në kuadër të udhëtimit grupor pengon zbatimin e udhëtimit me sjellje arrogante dhe të papëlqyeshme, pavarësisht nga vrejtja e bërë. Në këtë rast pasagjeri ka obligim që organizatorit t’ja kompensoj dëmin e shkaktuar.

 

10. TËRHEQJA E UDHËTARIT NGA UDHËTIMI:
Udhëtari ka të drejtë të tërhiqet nga udhëtimi, për të cilën është i obliguar që organizatorin ta njoftoj me shkrim. Data e dorëheqjes  me shkrim paraqet bazën për llogaritjen e kompensimit e cila i takon organizatorit, e shprehur në përqindje në raport me çmimim e përgjithshëm të udhëtimit, nëse me programin e udhëtimit nuk është ndryshe e specifikuar dhe kjo si vijim:


- 5% nëse udhëtimi është anuluar deri në 45 ditë para fillimit të udhëtimit (anulim me kohë),

- 10% nëse udhëtimi anulohet prej 44 deri 30 ditë para fillimit të udhëtimit,

- 20% nëse anulohet 29 deri 20 ditë para fillimit të udhëtimit,

- 40% nëse anulohet 19 deri 15 ditë para fillimit të udhëtimit,

- 80% nëse anulohet 14 deri 10 ditë para fillimit të udhëtimit,

- 90% nëse anulohet 9 deri 6 ditë para fillimit të udhëtimit,

- 100% nëse anulohet 5 deri 0 ditë para fillimit të udhëtimit ose gjatë udhëtimit.


Ndryshimi i vendit të kontraktuar dhe datës së udhëtimit, objektit akomodues, njësisë akomoduese, mos marrja e vizës dhe të ngjashme, konsiderohet tërheqje e udhëtarit nga udhëtimi. Udhëtari është i obliguar që organizatorit t’ja kompensojë vetëm shpenzimet reale përkatsisht të bëra, nëse deri te tërheqja ka ardhë për shkak të: sëmundjes së papritur të udhëtarit, bashkëshortit/es, fëmija, prindit, vëllait apo motrës së udhëtarit, vdekjes së udhëtarit, përkatësisht thirrjes për stërvitje ushtarake të udhëtarit ose fatkeqësisë elementare zyrtarisht e shpallur. Për rastet e cekura udhëtari është i obliguar t’i paraqesë organiztorit prova me të cilat fitohet e drejta nga sigurimi shëndetësor në bazë të paaftësisë të përkohshme për punë (vërtetimi i mjekut të zgjedhur në fushën e mjekësisë së përgjithshme, përkatësisht fletëlëshimin e institucionit stacionarë shëndetësorë), përkatësisht çertifikata e vdekjes, përkatësisht thirrjen për stërvitje ushtarake. Nuk mund të konsiderohen si shkaqe të arsyeshme për dorëheqje ose ndërprerje e udhëtimit rastet e sulmeve terroriste lokale, shpërthimet, infeksione, epidemi dhe sëmundje të tjera, fatkeqësitë elementare, kushteve klimatike dhe të ngjashme, për të cilat nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga autoritetet kompetente shtetërore të vendit të udhëtimit. Organizatori, në rastin e udhëtarit i cili është tërhequr, të siguroj zëvendësim adekuat ose zëvendësimin e bënë vet organizatori, është i detyruar që udhëtarit t’i rimbursojë mjetet e paguara në shumën e përgjithshme, në zbritje vetëm të shpenzimeve reale dhe të bëra.

Sëmundje e papritur nga ana e mjekut të autorizuar nënkupton sëmundje të befasishme dhe të papritur, përkatësisht sëmundje infektive ose çrregullim organik, që ndodh pas përmbylljes së kontratës së udhëtimit dhe nuk është e lidhur, as nuk është pasojë e ndonjë gjendje të mëparshme shëndetësore, kurse është e asaj natyre që kërkon shërim, qëndrim në spital (hospitalizim) dhe pamundëson fillimin e udhëtimit të kontarktuar.
Në rastin e tërheqjes nga udhëtimi i cili është i mbuluar me polisën e sigurimit, udhëtari të drejtën e vet e realizon direkt nga ana e siguruesit.
Te tërheqja nga kontrata, udhëtarit nuk i kthehet shuma e paguar te organizatori për ndërmjetësim në marrjen e vizës.


11. BAGAZHI:
Transporti i bagazhit deri në një peshë të caktuar të cilën e përcakton aviotransportuesi, është gratis. Për bagazh shtesë udhëtari paguan sipas çmimeve në fuqi të avio-transportuesit. Transporti i bagazhit special nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas është çështje ekskluzive e vet turistëve. Preferohet që ari, gjërat me vlerë, instrumentet teknike dhe medikamentet barten ekskluzivisht në bagazhin e dorës.


Te transporti me autobus udhëtari mund të bartë me vete bagazh dy pjesësh. Fëmijët deri në dy vjeç nuk kanë të drejtë në bagazh pa pagesë.
Udhëtari është i obliguar të kujdeset për gjërat e veta në mjetin transportues, për dhënjen, përkatsisht marrjen e bagazhit të dorëzuar tek transportuesi, përkatësisht të vendosur në objektin akomodues. Të gjitha të drejtat e veta sipas cekjes, udhëtari i realizon direkt nga transportuesi, ofruesit të shërbimit të akomodimit apo të sigurimit dhe sipas rregullave të aplikueshme ndërkombëtare dhe kombëtare.


Në të gjitha aeroportet zbatohen rregulla të veçanta të sigurisë në lidhje me bagazhet e dorës, kurse më shumë informacione që udhëtari të informohet në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari në telefonin +381 38 59 58 301; +381 38 594 666, Cel: +386 49 22 55 70 ose faqen e internetit: www.airportpristina.com
Përveç qëllimisht dhe pakujdesisë së rëndë, organizatori nuk ka kurfarë përgjegjësie për sendet, të cilat thjesht nuk barten me vete, përveç kur ka marr sendet në ruajtjen e tyre. Për këtë udhëtarëve nuk ju preferohet, që në udhëtim me vete të bartin sendet me vlerë, udhëtarit i preferohet që të njëjtat t’i dorëzojë në përkujdesje.


12. SIGURIMI:
Organizatori është i obliguar të informojë udhëtarët lidhur me mundësinë e sigurimit të polisës së sigurimit të shëndetit në udhëtim gjatë qëndrimit jashtë vendit, si dhe paketën e sigurimit të udhëtimit (sigurimi i bagazhit, sigurimi nga pasojat në fatkeqësi, sigurimi i dorëheqjes nga udhëtimi, etj.) për udhëtime jashtë vendit dhe në Republikën e Kosovës. I preferohet udhëtarit që ta sigurojë polisën për paket sigurimin e udhëtimit të cekur më lartë. Me nënshkrimin e kontratës udhëtari vërteton që i është ofruar paketa e sigurimit të udhëtimit.
Paketa e sigurimit të udhëtimit nuk mbulon obligativisht sigurimin e shëndetit  të cilën udhëtari e paguan veçant krahas kërkesës për dhënjen e vizës hyrëse.


Sipas Ligjit të Turizmit, organizatori është i obliguar që me rastin e organizimit të secilit udhëtim të siguroj garancionin bankar prej  20.000 euro. Në rastin e pamundësisë që organiztori ti paguaj shpenzimet e strehimit të domosdoshëm, ushqimit dhe të kthimit të udhëtarëve në vendin e nisjes, për shkak të paaftësisë paguese ose falimentimit të organizatorit, udhëtarët e kapur në udhëtim duhet në mënyrën më të shpejtë të kontaktojnë Inspektoratin prane Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, në telefonin +381(0) 38 512 164, ose e-mail: përmes webfaqes: www.mti-ks.org. Është e nevojshme që udhëtari të cek numrin e kontratës, vendin e udhëtimit, emrin e akomodimit, emrin e pasagjerëve, adresën apo numrin e telefonit përmes të cilit mund të kontaktohet.

13. VËREJTJET DHE REKLAMIMI I UDHËTARIT DHE ZGJIDHJA E MOSMARRVESHJEVE:
Udhëtari është i obliguar pa shtyrje në vendngjarje të arsyetoj ankesën t’i komunikoj përfaqsuesit lokal të organizatorit, dhe nëse ky nuk është në dispozicion, ofruesit të drejtpërdrejt të shërbimit (p.sh. transportuesit, përfaqsuesit të hotelit, etj.), apo direkt organizatorit dhe të bashkëpunohet për qëllim të mirë që të largohen shkaqet e vrejtjes dhe  të pranojë zgjidhjen e ofruar e cila korrespondon me shërbimin e kontraktuar.


Udhëtari është i obliguar që mirësisht të bashkëpunoj dhe qetësisht të pres kuadrin kohor prej 24-48 orëve që ankesa e arsyeshme të shmanget (p.sh. defekti i frigoriferit, mungesa e rrymës dhe ujit, keqpastrimi i apartamentit dhe mungesa tjera).


- Nëse shkaku i ankesës nuk është zgjidhur në vend, udhëtari me përfaqësuesin e organizatorit ose ofruesin e shërbimit ja bashkangjet një vërtetim me shkrim në dy kopje të cilën që të dy e nënshkruajnë. Udhëtari mbanë një kopje të këtij vërtetimi. Nëse shkaku i ankesës është zgjidhur në vend, udhëtari është i obliguar ta nënshkruaj vërtetimin, në të kundërtën fakti që ka vazhduar të shfrytzoj zgjidhjen e ofruar konsiderohet që programi i udhëtimit është kryer në tërësi,
.
- Nëse mangësitë nuk janë shmang në vend, udhëtari është i obliguar në afat prej 8 ditëve pas datës së kontraktuar të mbarimit të udhëtimit, ekskluzivisht organizatorit, të paraqes një ankesë të bazuar dhe të argumentuar (vërtetimin e ankesës në vend, faturat e pagesës së shpenzimeve, kërkesa sipas llojeve të shërbimeve të pakryera faktikisht të konkretizuara dhe të kualifikuara në raport me çdo pasagjer individualisht dhe dëshmi të tjera) dhe të kërkoj kthimin e ndryshimit në çmim. Çdo udhëtar nënshkrues i kontratës në emrin e vet dhe në emër të personave në kontratë ose personat me autorizim të rregullt për përfaqësim, reklamimi paraqitet individualisht, sepse organizatori nuk do t’i konsideroj reklamimet grupore,
- Organizatori është i obliguar të marrë në shqyrtim vetëm vrejtjet në kohën e duhur, të arsyetuara dhe të dokumentuara, të cilave shkaku nuk ka pas mundësi të shmanget në vend gjatë udhëtimit,


- Organizatori është i obliguar që udhëtarit t’i paraqes përgjigje me shkrim në ankesë, përkatësisht në afat prej 15 ditësh udhëtarit t’ja paguaj diferencën në çmim, që nga data e pranimit të reklamimit të rregullt.
Nëse ankesa nuk është e plotë dhe të njëjtën duhet rregulluar, organizatori do t’i paraqes udhëtarit që të njëjtën në afatin e caktuar ta rregulloj nën kërcënimin e lëshimit.


Organizatori në përputhje me praktikat e mira të biznesit dhe në afatin ligjor t'i përgjigjet udhëtarit dhe për ankesat të cilat  janë në kohë jo të duhur, të pabazuara dhe të parregullta.


- Zbritja e çmimit sipas reklamimit të udhëtarit mund të arrijë vetëm shumën e pjesës së shërbimit të reklamuar dhe të pakryer, nuk mund të përfshijë shërbimet e shfrytzuara, as nuk mund të arrijë shumën e tërësishme të çmimit të programit të udhëtimit niveli i kompensimit, e cila paguhet sipas vrejtjes së bazuar dhe në kohën e duhur, është në proporcion me shkallën e shërbimit të pakryer, përkatsisht të shërbimit të kryer pjesërisht.
Nëse udhëtari pranon pagesën e kompensimit në emër të zvogëlimit të çmimit proporcionalisht, ose cilado qoftë formë e kompensimit, nënkupton që pajtohet me propozimin e organizatorit për zgjidhjen paqësore të kontestit, dhe në këtë mënyrë të hiqet dorë nga të gjitha kërkesat të mëtejshme ndaj organizatorit e lidhur me mosmarrëveshjen, pavarësisht nga fakti se a e ka nënshkruar për këtë vërtetimin me shkrim për refondim të kryer me klauzolën për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve të mosmarrëveshjeve të ndërsjella. Do të konsiderohet që kthimi i ndryshimit në çmim udhëtarit i është kryer dhe është arritë marrveshja me udhëtarin në përputhje me ligjin dhe kushtet e përgjithshme në fjalë, kur organizatori i ka ofruar udhëtarit ndryshimin real në çmim për shërbimet jo adekuate të ofruara, në përputhje me çmimoren e ofruesit të drejtpërdrejtë të shërbimeve e cila ka vlejtë në datën e përmbylljes së kontratës së udhëtimit, dhe provave të tjera në dispozicion, dhe se organizatori ka vepruar në përputhje me rregullat pozitive.
Çdo kërkesë e udhëtarit për fillimin e procedurës para organeve kompetente para afatit të fundit për zgjidhjen e ankesës do të konsiderohet i parakohshëm sikur dhe informimin e mediave të shkruara dhe elektronike apo informimin dhe publikimin në ndonjë formë tjetër shkelje të kontratës dhe të këtyre kushteve të përgjithshme. Udhëtari dhe Organizatori dakordohen për juridiksion Ispektoriatin pranë Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës dhe Gjykatën e selisë së Organizatorit, për zgjidhjen e kontesteve reciproke.


14. UDHËTIMET INDIVIDUALE “NË KËRKESË” DHE SHËRBIMET INDIVIDUALE:
Për “rezervimet në kërkesë” individuale udhëtari deponon në emër të shpenzimeve të rezervimit  depozitin, i cili nuk mund të jet më pak se 50 euro. Në qoftë se rezervimi pranohet nga ana e udhëtarit, depoziti llogaritet në çmimin e aranzhmanit. Nëse rezervimin organizatori  nuk e vërteton në afatin kontraktues, depoziti i kthehet udhëtarit në tërësi. Nëse udhëtari nuk e pranon rezervimin e ofruar ose të vërtetuar, i cili është tërësisht në përputhje me kërkesat e udhëtarit, shumën e depozitit e mban organizatori në tërësi.

Organizatori, përveç pakujdesisë së rëndë dhe neglizhencës, nuk është përgjegjës për defekte, dëmtimet materiale dhe trupore te shërbimet individuale turistike sipas kërkesës së udhëtarit, për të cilat ai është vetëm një ndërmjetës në mes të udhëtarëve dhe ofruesve të drejtpërdrejtë të shërbimeve (p.sh. shërbime individuale të akomodimit, transportit, bileta për manifestime sportive, tura, rent-a car, etj.).

15. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE TË UDHËTARËVE:
Të dhënat personale të udhëtarëve, të cilat i njëjti i jep në mënyrë vullnetare, paraqet sekret afarist të organizatorit. Udhëtari pajtohet që organizatori t’i përdor të dhënat personale për realizimin e programit të kontraktuar të udhëtimit, por nuk mund të tregoj adresën, vendin, kohën dhe koston e udhëtimit dhe emrat e bashkudhëtarëve tjerë personave tjerë, përveç personave të caktuar me rregulla të veçanta.


16. OBLIGIMI I ZBATIMIT:
Organizatori mundet me programin e udhëtimit ose me kushtet e pëgjithshme të veçanta të parasheh rregulla më të mira për udhëtar në raport me këto kushte, kurse në raste të veçanta (në rastin e mbajtjes së manifestimeve sportive, kongrese dhe manifestime të ngjashme ndërkombëtare dhe aspekte të veçanta të turizmit - nxënësve, gjueti dhe peshkim, sporte ekstreme, etj.) të parashikojë edhe kushte më të pafavorshme për udhëtarë në kuptim të afateve dhe shumën e kompensimit te tërheqja e udhëtarit nga udhëtimi dhe të shumës dhe afatet e pagesës dhe të ngjashme.


Në rast të fillimit të kontestit gjyqësor, dhe pas një vendim arbitrazhi të Inspektoratit kompetetnt të Turizmit pranë Ministirsë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, kompetent është gjykata e selisë së Gjykatës së arbitrazhit sipas rregullave të zbatuara në Republikën e Kosovës.

Këto kushte të përgjithshme vlejnë prej datës 05.01.2011 dhe që nga kjo datë përfundojnë të vlejnë kushtet e përgjithshme të miratuara dhe të publikuara më parë.



Vulë Emri dhe nënshkrimi e drejtorit apo themeluesit