038 222 232

Kërko Listo Hotelet

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Numri i yjeve:
  • Cmimi:
    • Numri i yjeve:
    • Cmimi:
    Kerko

Skijime

  • Data/Qëndrimi:
    -
  • Shteti:
  • Destinacioni:
  • Cmimi:
  • Kerko
Regjistrohu për oferta speciale.
+
EARLYBOOKING Skijimet 2017/18 Bullgari
Hoteli Vendi Afati Zbritja
Premier Luxury 5* Bansko 30.11 10%
Belvedere 4* Bansko 30.11 10%
Gardenia 4* Bansko 30.11 10%
Astera Bansko 4* Bansko 30.11 10%
Hotel Perun 4* Bansko 30.11 5%
Casa Karina 4* Bansko 01.12 20%
Zara Hotel 4* Bansko 30.11 10%
Hotel Flora 4* Borovec 30.11 10%
Hotel Samokov 4* Borovec 30.11 10%
Hotel Iceberg 4* Borovec 30.11 10%
Moura Hotel 3* Borovec 30.11 10%
All IN ONE PACK - Bansko
Hoteli Shërbimi 7 Netë 4 Netë
Hotel Strazhite 4+* HB 450€ 272€
Hotel Pirin 4* HB 360€ 222€
Hotel Mura 3* BB 272€ 171€
BANSKO
Hoteli Dhoma Netë Çmimi
Belmont 3* APP4+2 1 €79
Grand Montana 3* APP4+2 1 €89
BOROVEC
Hoteli Shërbimi 7 Netë 4 Netë
Hotel Rila 4* HB 369€ 215€
Hotel Iceberg 4* HB 206€ 118€
Hotel Ela 3* BB 231€ 132€
Transport i rregullt sezonal
Regjioni te rriturit 2-12 vjec
Bansko 35€ 25€
Borovec 40€ 30€

Hotel Mediteran

Rr. Mujo Ulqinaku, Plazha e Vogël, Ulqin

  • Lokacioni:
    Ulqin, Mal të Zi
  • Çmimi:
    prej 22 €
  • Yjet:
  • Tipi i shërbimit:
    Mëngjesi
SEZONA 2015

Çmimet janë për person në dhomë dyshe, për natë, me shërbim BB (fjetje+mëngjes)

PERIUDHA15.05-13.0614.06-09.0710.07-25.0826.08-25.09
1/2 Dhomë ekonomike22.50252925
1/2 Dhomë standarde (Twin/Double)3033.503833.50
Shtesë për dhomë 1/150%50%60%50%
- Çmimet janë në EURO
- Personi i tretë 10% zbritje
- Personi i katërtë 20% zbritje
- Dhoma ekonomike - shtrat i madh (qasja vetëm nga një anë), nuk ka pamje në deti, maksimum 2 persona

- Për gjysëmpansion shtesë 10.00 €
- Për pansion të plotë shtesë 18.00 €
- Shërbimet tjera janë të përfshira në çmim: vend parkimi, shfrytëzimi i pishinës, interneti, shfrytëzimi i kasafortës në dhomë.

- Check in prej 12.00-00.00
- Check out 10.00
- Check out-i i vonshëm prej 10.00-18.00, 50% e çmimit

FËMIJËT:
- Për fëmijët deri 6.99 vjeç GRATIS - ndanë shtratin me të rriturin
- Fëmijët prej 7 deri 12 vjeç 50% zbritje - ndanë shtratin me të rriturin, 30% zbritje në shtrat të veçant
--------------------------------------------------------------------------------------

Rreth hotelit
I rrethuar nga pyjet e palmave dhe të pishave, është vetëm pak larg nga plazhi i vogël, i vendosur në zemër të Ulqinit. Hoteli Mediteran në Ulqin është një nga disa prej objekteve, që janë pronë familjare, dhe i cili drejtohet nga familja, midis hoteleve dhe shtëpive të pushimit malazez, i rrethuar nga historia 2000 vjeçare e bashkësisë ulqinake, - hyn në vendbanimet më të vjetra të Mesdheut, strehë e romakëve, turqve, austriakëve, deri edhe e piratëve.
 
Hoteli ofron 134 dhoma të mrekullueshme të rinovuara, të vendosuar në villa të veçanata godinën qendrore me një hapësirë të madhe për banket, sallën për 300 vetë, restourant në stilin familjar, deck-bar, TV salla dhe surpriza tjera, përgaditur për ju, në mënyrë që qëndrimin Tuaj këtu ta bëjë të ngrohtë e të këndshëm, si qëndrim me familjen.

Hoteli Mediteran ka:
- 134 dhoma, Sallë për konferenca dhe takime, Wireles internet, Sallë për argëtim dhe lojëra, Bar në hotel, Lehtësira duke paguar me kartë krediti, Personel që flasin disa gjuhë të huaja, Shërbim për larje rrobash, Shërbime biznesi, Recepcioni dhe sigurimi 24 orë, Transport nga hoteli sipas kërkesës, Sallë për takime, Sallë për banket, Parking, Pishinë e hapur, Restourant në stilin familjar, Bar në pishinë, Ajër i kondicionuar, Ujti elektrike dhe tavolinë për hekurosje, Sallon, Shtrat fëmijësh i siguruar, Kasafortë në recepcion, Shërbim për mbajtjen e fëmijëve (në kërkesë), Meny për fëmijë.

Akomodimi
Hoteli Mediteran ofron 134 dhoma të renovuara në gjashtë depadanse me pamje kah deti Adriatik dhe qyteti i vjetër - Kalaja e Ulqinit. Mobilim modern, ngjyra të ngrohta dhe shtretër të rehatshëm janë garancion për një atmosferë të këdëshme në hotelin tonë, mu në zemër të bregdetit jugorë të Malit të Zi.
Ofrojmë katër lloj dhomash të cilat janë prej dy deri në katër shtretër. Të gjithë mysafirët do të kënaqen me mëngjesin e shijshëm me një përzgjedhje të ushqimit tradicinal dhe internacional.

Të gjitha dhomat kanë:
- Ballkone të mëdha, Shumica e dhomave me pamje në deti, të gjitha me pamje kah qyteti, Televizor, Kondicioner, Frigorifer, Banjo dhe WC, Internet WIFI pa pagesë, Telefon.

Dhoma dy shtretërshe
Akomodim: 2, maksimum 2 persona të rritur + një fëmijë
Gjithsejt: 55 dhoma
 
Dhomat përmbajnë: dy shtretër ose një shtrat dopio, banjo, SAT TV, ballkon personal, frigorifer, kondicioner, WIFI pa pagesë, ballkon personal me pamje kah deti.
Çdo dhomë ofron një atmosferë çlodhëse dhe ballkonet me pamje në plazhin e vogël dhe në kalanë e Ulqinit. dhomat dy shtretërshe janë të përshtatshme për familje dhe grupe mysafirësh, kurse dhomat për të sapo martuar janë të përshtatshme për çifte.

Dhomë dyshe ekonomike
Akomodim: 2, maksimum 2 persona të rritur + një fëmijë
Gjithsejt: 55 dhoma
 
Dhomat përmbajnë: dy shtretër ose një shtrat dopio, banjo, SAT TV, ballkon personal, frigorifer, kondicioner, WIFI pa pagesë.

Dhoma dyshe ekonomike është e vendosur në Villa Dubrovnik. Është e përshtatshme për një person ose për çift. Avantazhet e dhomave dyshe ekonomike janë se ato janë të pozicionuara në Villa Dubrovnik e cila ndodhet ngjitur me ndërtesën kryesore të hotelit (restourant, bar, recepcion).
Dhomat dyshe ekonomike janë më të vogla se dhomat dyshe standarde, nuk kanë linje telefonike dhe jo të gjitha dhomat kanë pamje nga deti.

Dhoma tre shtretërshe 
Akomodim: 3, maksimum 3 persona të rritur + dy fëmijë
Gjithsejt: 53 dhoma
 
Dhomat përmbajnë: dy shtretër ose një shtrat dopio, shtrati i tretë,  banjo, SAT TV, ballkon personal, frigorifer, kondicioner, WIFI pa pagesë, ballkon personal me pamje nga deti.
Dhoma tre shtretërshe ka dy dhoma gjumi-dhoma kryesore ka dy shtretër, kurse dhoma e dytë ka një shtrat për një person. TV, frigorifer dhe kondicioneri ndodhen në dhomën kryesore, kurse dhoma e vogël (e fëmijëve) ka dollapin e vet. Pamja nga dhoma është madhështore, me pikëpamjet e vegjetacionit lokal i përbërë prej pishave, palmave që ofrojnë hije.

Dhoma me katër shtretër
Akomodim: 4, maksimum 4 persona të rritur + 3 fëmijë
Gjithsejt: 26 dhoma
 
Dhomat përmbajnë: dy shtretër ose një shtrat dopio, shtrati i tretë dhe i katërtë, SAT TV, frigorifer, kondicioner, ballkon personal me pamje në deti.
Të gjitha dhomat kanë katër shtretër, prej të cilëve njëri shtrat gjendet në dhomën e vogël (të fëmijëve), kurse dhoma e madhe ka një shtrat dopio dhe një shtrat tjetër për një person. TV satelitor, kondicioneri dhe frigoriferi gjenden në dhomën kryesore. Kjo është një dhomë e përkryer familjare që ofron hapësirë të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e familjes.

Apartament Executive Suite
Akomodim: 3, maksimum 3 persona të rritur + 2 fëmijë
Gjithsejt: 1 dhomë
 
Dhomat përmbajnë: dy shtretër tek të bashkuar dhe një shtrat tek, shtrati divan, dy banjo, SAT TV, frigorifer, kondicioner, ballkon privat, WIFI pa pagesë, makinë për larje/tharje rrobash, kuzhinë, trapezari, telefon.

Apartamenti Executive suite përbëhet nga tre dhoma të ndara. Ka një dhomë gjumi me tre shtretër, dhomë ndeje të madhe dhe trapezari/kuzhinë. Kjo dhomë është e shkëqyer për të shijuar "shtëpinë larg shtëpisë", për shkak se është i pajisur me të gjithë konfortin që e keni në shtëpinë tuaj. Kjo dhomë ka pamje të shkëlqyer të gjithë qytetit.